
Pep Guardiola duket se nuk po merr më kreditet për gjithçka ka bërë te Manchester City. Pavarësisht trofeve të shumtë, skuadra e tij po lufton për t’u rikthyer në nivelin e duhur, pa sukses deri tani. Humbja 2-0 ndaj Bayer Leverkusen në Champions u prit shumë keq nga mediat angleze, të cilat e sulmuan ashpër trajnerin katalanas.
“The Independent” shkroi: “Nata e jubileut të Guardiolës ishte zhgënjyese dhe fajin e ka vetëm ai. Në ndeshjen e tij të 100-të në Champions hodhi në fushë formacionin rezervë dhe pa skuadrën të humbiste për shkak të vetëkënaqësisë së tij”. “Goal.com” ishte edhe më i ashpër: “Ç’po mendoje, Pep? Guardiola po paguan çmimin e lënies së Haaland e të tjerëve në stol në këtë humbje të turpshme… E nderoi ndeshjen e tij të 100-të në Champions me një formacion arrogant dhe mori atë që meritonte”.
“Daily Mail” shkroi: “Guardiola paguan çmimin e 10 ndryshimeve nga formacioni i fundit”. “Mirror” nënvizoi: “Guardiola e zëvendësoi turpin me poshtërim absolut në Leverkusen”. “BBC” shtoi: “Humbja ishte e vetëshkaktuar…, vendimi për të bërë 10 ndryshime dështoi keq”. “The Sun” ishte me konciz: “Zhgënjim i ri dhe faji është vetëm i tij”.
Sepse futboll nuk quhet me. Kompanite e basteve jo me kot I paguajne miliona pa llogjike, I duhet nje ndeshje e tille me nxjerr gjith shpenzimet e vitit. Miu e terbon elefantin po jo ta munde dot. Vec ne rast se Guardiola e ben te arritshme ate gje.hiq ndonje saki, apo kapelo per burreri, keta te tjeret.. duken si kampista te dollarit para bankes kombetare. Na ishte dikur futboll I luajtur me kembe . Shif kampionatin shqiptar . Puntor I fushes e di si del ndeshja pa u luajtur