Në Torino, Asllani zbarkoi si një bekim, me trajnerin Baroni që i dorëzoi menjëherë frenat e mesfushës, por ndryshe nga se pritej, mesfushori kuqezi nuk ka arritur kurrë të bëjë diferencën, të paktën jo deri më tani. Është e qartë që Asllani është pika e referimit në lojën e “demave”, kjo vërtetohet edhe nga shifrat. Në sfidën e fundit kundër Comos, Asllani realizoi 41 pasime, por ekipi i tij pësoi një humbje të rendë 5-1.
Në 10 ndeshjet e tij me fanellën e Torinos, Asllani ka një mesatare prej 47 prekjesh për ndeshje, me një saktësi 87%, plus ka një mesatare prej 3,7 topash të rikuperuar për ndeshje.
Në letër, këto janë të dhëna optimale, por efikasiteti në lojë dhe rezultat nuk është reflektuar. Deri në këtë pikë të sezonit, mbi Asllanin rendon fakti që nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhuruar asnjë asist.
Trajneri Baroni dhe stafi drejtues sigurisht që presin diçka më shumë nga mesfushori kuqezi, në një kohë kur në fund të sezonit janë të detyruar të marrin një vendim, pasi kanë të drejtën për të blerë kartonin e tij nga Inter.
Sfida ndaj Lecce është një tjetër mundësi e madhe që Asllani të tregojë potencialin e tij, por si rivalë në mesfushë do të ketë dy miqtë e tij në Kombëtare, Ylber Ramadanin dhe Mendon Berishën.
Në dyshim të fortë për këtë takim është Ardian Ismajli, me stafin e Torinos që po bën gjithçka për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Baroni mbrojtësin kuqezi.
Asllani vërtet bën shumë pasime. Por i bën me topa të kthyer tek portieri...... . Jo me pasime në thellësi. Prandaj nuk bën si futbollist.
Ky eshte kot fare,por kot,kot.E thoja qysh para 2 vitesh qe Asllani nuk ishte per Interin,por per ndonje ekio te dores se dyte.Por edhe tek Torino ky po ben te njejten gje si tek Interi,kthe Topat mbrapa ose thjesht ndonje pasim te shkurter.Nuk di te Dribloje,nuk ka Shpejtesi as me top as pa top,ben Gabime amatorike,thjesht nuk eshte per Kategorine e pare ne Itali.Mos prisni per Gol nga Asllani,po i dhane ndonje Penalkti atehere po.Kete e shkaterroje Inzagi,me rrolin para Mbrojtesve ky iku per Lesh.Kur ishte tek Empoli ,fazen e dyte kur Rici iku tek Torino,ky shkelqeu se kishte Andreazolin,qe e kinte te lire ne Mesfushe,tani ka Zbjelluar.