VIDEO/ Magjia e radhës e Ernest Muçit, shënon gol spektakolar nga këndi i pamundur në goditjen e dënimit

29 Nëntor 2025, 19:44Sport TEMA
VIDEO/ Magjia e radhës e Ernest Muçit, shënon gol spektakolar

Ernest Muçi ka shënuar gol spektakolar me Trabzonspor në Turqi. 24-vjeçari realizoi pikërisht golin e tretë të sfidës për ekipin e tij, që përmbysi rezultatin ndaj Koniaspor.

Fantazisti i Kombëtares ia doli nga goditja e dënimit në minutën e 56-të, ndërsa dukej si kënd i pamundur për të tentuar portën. Muçi nuk zhgënjeu me guximin e tij duke dërguar tifozët në festë për rezultatin 3 me 1.

Për Muçin po mbyllet një javë fantastike, pasi të hënën realizoi dopietë golash ndaj Basakshehir. Kështu u kthye në faktor për Trabzonspor, që siguroi fitoren.

Brenda një jave janë tre gola për ish-lojtarin e Tiranës, që më parë kishte pasur pak hapësira. Muçi qëndron i huazuar te Trabzonspori, që gëzon të drejtën e blerjes së kartonit nga Beshiktashi.

 

2 Komente

  1. N
    Nacionalisti

    Talenti Asllani ka lujt ndonje minut te Torino...

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futbollisti vjetèr

      Spyt beu federates!!! Po su fute n vathè$$,ste grumbullo kush

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje