Egnatia triumfon në “Selman Stermasi” ndaj Tiranës. Bylis dhe Dinamo mbyllet në barazim

29 Nëntor 2025, 15:37Sport TEMA
Egnatia triumfon në “Selman Stermasi” ndaj Tiranës. Bylis

Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 0-1.

Golin e vetëm të këtij dueli, e shënoi sulmuesi i kampionëve, Bakayoko. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27-të, falë një penalltie. Vlen të përmendet që bardheblutë e kërkuan shumë golin, sidomos në 20 minutat e fundit, por s’e gjetën.

Është mbyllur pa shumë histori ndeshja mes Bylisit dhe Dinamos. 90 minuta mjaft të luftuar, ku ballshiotët ishim më kërkues, por nuk ia dolën të shënojnë dot asnjë gol.


Për dinamovitët është një tjetër hap “mbrapa” në klasifikim, pasi tashmë bëhet ndeshja e 4-të pa fitore në Superiore. ndëkrohë nga krahu tjetër ballshiotët marrin 1 pikë pas 2 humbjeve rresht.

Pas këtij barazimi, Dinamo mban vendin e 5-të me 20 pikë, duke dalë jashtë “Final – Four”, ndërkohë Bylisi ndodhet në vendin e 8-të me 13 pikë.  

Lini një Përgjigje