Të “urryer” nga Silvinjo, por Muçi dhe Mehmeti shkëlqejnë me formën e tyre brilante

30 Nëntor 2025, 20:10Sport TEMA
Të “urryer” nga Silvinjo, por Muçi dhe Mehmeti

Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti janë dy nga futbollistët shqiptarë më në formë të momentit, duke spikatur me paraqitjet dhe golat e tyre vendimtarë në klubet respektive.

Muçi po shkëlqen sërish me Trabzonsporin në Turqi, ku realizoi një tjetër gol spektakolar, duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme.

E njëjta situatë vlen edhe për Anis Mehmetin. Sulmuesi i Bristol Cityt shënoi një gol të mrekullueshëm me kokë në fitoren e fundit të ekipit, duke treguar se ndodhet në formën më të mirë të sezonit.


Megjithëse të dy po japin sinjale të forta se meritojnë një vend në Kombëtare, trajneri Silvinjo ka vazhduar t’i lërë jashtë listës së grumbullimit. Madje, braziliani ka deklaruar se nuk i sheh si opsione të afërta, për shkak të “bollëkut” në pozicionet e tyre.

Por faktet tregojnë të kundërtën: pak nga lojtarët që preferohen aktualisht në ato role kanë minutat, golat apo ndikimin që po japin Muçi dhe Mehmeti në klubet e tyre. Presioni mediatik dhe forma e tyre e jashtëzakonshme mund ta detyrojnë Silvinjon të rishqyrtojë qëndrimin në të ardhmen.

https://youtube.com/shorts/vvfRlaNdCNU?si=8lxXkRJOg6wUu4Ax

4 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    O bole e shqiperise e ju o karat pellazge po pse nuk permendni gjitheato ndeshje qe muci e mehmeti s’kane bere gje?kombetarja eshte gje tjater luan me shoke te tjere skuadre qe i takon dy dite para ndeshjes e kondra me te mireve te nje vendi tjater .mos mejtoni se silvinjo vjen nga ana e anes per te nxjerre kunjin me lojtaret shqiptareapo per te degjenuruar brojen si llafosej nje trap tjater ne tv?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejk

      Plak shkerdhat

      Përgjigjjuni
    2. R
      Roberto

      Po ne krenohemi me lojtaret tane dhe nuk besoj se Silvinjo ka inat njerin apo tjetrin.Shyqyr qe i kemi dhe shpresojme qe ta japin kete forme te mire ne ndeshjet vendimtare per play off.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti

        Ore kunguj objektivi u arrit apo jo,mua keshtu me rezulton keta akoma I bien fyellit. Nuk eshte thene qe me qe bere nje ose gola te jashtezakonshem duhet me patjeter te luash me kombetaren nuk eshte tregues,duhet stabilitet kerkohet te jesh konstant se ja psh I beri dhe tani ja fut gjumit degjohemi vitin tjeter kur te bej nje direkt nga kornija. Muci eshte talent por eshte I lehte fizikisht pervec si zevendesues nuk ben per tjeter. Keto refleksione vlejne kur dicka nuk shkon jemi si te thuash ne hall dhe mbase keta do te benin dicka me formen aktuale por kur cdo enigme eshte zgjidhur ky diskutim eshte luks.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje