FIFA ka zbuluar para pak minutash skuadrën e artistëve, të cilët do të moderojnë shortin e Botërorit 2026.
Sipas qeverisë botërore të futbollit aktori Kevin Hart dhe modelja Heidi Klum do të moderojnë spektaklin ku pritet që të caktohen edhe grupet e Botërorit.
Danny Ramirez, një tjetër aktor, i cili është edhe producent, do t’i asistojë duke pritur legjendat e kësaj loje në skenë.
FIFA ka bërë me dije se gjatë spektaklit do të performojnë direkt edhe zërat të njohur të muzikës siç janë Andrea Bocelli, Village People, Robbie Ëilliams dhe Nicole Scherzinger.
Ceremonia e shortit të Botërorit 2026 do të mbahet më 5 dhjetor në John F. Kennedy Center në Ëashington DC.
Lini një Përgjigje