Në futboll është rezultati që vendos gjithmonë nëse një trajner gjykohet ose jo! Në këtë rast, Silvinjo ka të drejtën e zgjedhjeve të lirshme me rezultatet historike që i merr me vete, përkundër “padrejtësive” të tij. Si në rastin e Anis Mehmetit, i cili prej kohësh po kalon një formë fantastike te Bristol City.
Shifrat vazhdojnë të flasin për 24-vjeçarin i cili tanimë sipas Transfermarkt vlerësohet plot 10 milionë euro.
Më shumë sesa ky lojtar vlerësohet vetëm Armando Broja dhe Kristjan Asllani në kartonët e tyre, teksa vendi i parë mbahet nga Broja, por me një shifër ndjeshëm më të rënë prej 14 milionë eurosh.
Pra pavarësisht se është lojtari i tretë më i shtrenjtë te Shqipëria, Silvinjo vazhdon që të mos thërras Anis Mehmetin te Kombëtarja.
Një çështje që do të ishte bërë akomë më e madhe nëse Silvinjo nuk do të kishte rezultatet e duhura te Shqipëria.
Po pse more kara qe i beni presion trainerit mos mendoni se Silvinjo i cili mori fluturakun e shkoi ne Bristol per ta pare nuk do ta merrte nese do te mendonte se do i hyje ne pune per te fituar ndeshjen ?mos mendoni se sylvinjo s’do te fitoje por ka erdhur ketu per te shkaterruar karrieren e lojtareve?c’i keni keto tituj tendecioze me te cilat armiqesoni publikun me trainerin pa asnje arsye?a keni ndonje fije truri e pergjegjesie per ato qe thoni?
Mga ana tjeter nuk mundet te barazohen kategorite ku luajne lojtaret. Lojtaret qe aktivizohen ne kombetare luajne ne ligat e para te vendeve ku kane shkuar, ndersa Anisi, pa dashur tia ulim vlerat, luan ne ligen e dyte angleze.