Paraqitjet e Tiranës zhgënjejnë tifozët, numër qesharak i biletave të shitura për derbin e kryeqytetit me Partizanin

5 Dhjetor 2025, 17:16Sport TEMA
Paraqitjet e Tiranës zhgënjejnë tifozët, numër qesharak

Tirana-Partizani është padikskutim kryesfida e kësaj jave. Emocionet e derbit kanë nisur të ndjehen prej ditësh, Përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 18:00 në “Air Albania”.

Jemi vetëm 2 ditë përpara këtij takimi dhe tashmë kemi mësuar se sa është numri i biletave. Siç dihet klubi bardheblu që është edhe ekipi pritës i ka nxjerrë që para 1 jave në shitje, por interesimi i tifozëve është shumë i ulët.


Janë shitur vetëm 900 bileta, shumë, shumë pak për nivelin e një derbi. Por duket se situata në të cilën ndodhen ekipet në këtë sezon dhe paraqitjet e tyre kanë zhgënjyer mbështetësit e dy skudrave.

Siç dihet aktualisht Tirana ndodhet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 6 pikë pas 14 javësh, ndërsa Partizani nga krahu tjetër është i 7-ti në tabelën e klasifikimit me vetëm 17 pikë.

Lini një Përgjigje