Çelet në Tiranë ekspozita e legjendës së futbollit italian, Paolo Rossi

1 Shkurt 2024, 17:42Sport TEMA
Çelet në Tiranë ekspozita e legjendës së futbollit

Në Muzeun Historik Kombëtar u çel sot ekspozita unikale e koleksionit të jashtëzakonshëm të Paolo Rossit, djalit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80, e që ka shkëmbyer bluzat e tij me ato të legjendave të tjera botërore të atyre viteve.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e çeljes së ekspozitës tha se “kush ka parë futboll në atë kohë nuk duhet ta lerë pa parë këtë ekspozitë të rrallë”.

Rama vlerësoi se Paolo Rossi shkoi përtej limiteve, por asnjëherë nuk humbi buzëqeshjen.

Sipas tij, Rossi “ka qenë një futbollist legjendar që ka lënë këtë botë me një kujtim të rëndësishëm”.

“Hapim dyert të mikpresim të gjithë ata që duan të bëjnë këtë shëtitje në të shkuarën dhe të mendojnë për të ardhmen. Ne këtu në Shqipëri kemi përjetuar futbollin në një mënyrë shumë të ndryshme dhe kemi shijuar këtë triumf të Italisë në botërorin e ’82 në një mënyrë komplet ndryshe se ne ishim jashtë bote dhe nuk kishim mundësinë që të udhëtonim dhe të shikonim televizionin përveç ekranit të propagandës së regjimit”, tha Rama.

Për ne, vijoi kryeministri, futbolli ka qenë një imazh i një bote tjetër.

Rama theksoi po ashtu se ideja për çeljen e kësaj ekspozite në Tiranë ishte e legjendës së futbollit botëror, Arrigo Sacchi.

“U ndjeva i nderuar dhe krenar që Arrigo propozoi këtë ekspozitë. E di që Arrigo nuk është një person i lehtë dhe nuk bën ndere, por mendon atë që thotë dhe thotë atë që bën, që është një gjë shumë e rrallë”, tha Rama.

Në ceremoninë e çeljes së kësaj ekspozite ishin të pranishëm edhe legjenda e futbollit botëror Arrigo Sacchi, bashkëshortja e Paolo Rossi-t, Federica Cappelletti drejtuese e fondacionit “Paolo Rossi”, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, kreu i FSHF-së Armando Duka etj.

Ekspozita në përkujtim të Paolo Rossit organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë.

Ekspozita tregon jetën e Paolo Rossit dhe legjendave të futbollit ndërkombëtar.

Midis sendeve personale, realitetit virtual, bluzave origjinale, intervistave, Topit të Artë dhe Këpucës së Artë 82, vizitori i ekspozitës do të mundë të hyjë në kontakt me një prej atletëve më të vlerësuar në historinë e futbollit kombëtar e atij ndërkombëtar.

Një kampion që ka bërë të ëndërrojë Italinë dhe Shqipërinë: “Paolo Rossi, djalë flori”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 shkurt.

 

 

3 Komente

  1. T
    Trojan

    Vari karin me letyrat e riindjes ,ku e ku te ngrene lart figuren e te huajve ,tu bejne lapidare monumente grekeve ,tu vene emra rrugeve qe s kane lidhje me shqiperine ,,bythlepiresa qe nuk nderojne heronjte e tyre po te tjeret

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turi

      Jane Internacionalistë, Globalistë dhe rrjedhimisht Anti-kombëtarë..!

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cantarutti

      Eshte non sens! Shpresojme qe Paolo (rahmet past) te jete frymezim per brezin e ri u tha ne hapjen e ekspozites.Asnje nuk flet per Calcioscomesse ku Rossi u denua 2 vite te qendronte larg fushes si protagonist i shit-blerjeve te ndeshjeve dhe se bashku me Bruno Giordano-n nuk u grumbulluan per Euro‘80 nga Bearzot.Golat e tij ben qe ta quajne uomo probo dhe asnje nuk e permend denimin e tij dhe me pas thone jeta e tij frymezim per brezat.As Arrigo miku i Rames nuk thote qe ne ate kohe edhe Milani zbriti ne kategori te dyte sepse i arrestuan presidentin qe shiste ndeshjet.Si gjithmone kjo eshte pjese e kultures italiane dhe Kryeministri yne i mahnitur nga magjia e Rossit nuk mund te mos behej pjese e kesaj kulture,ku pjesa e erret nuk permendet kurre dhe shqiptaret ta quajne ate djali flori.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje