Ernest Muçi sërish në formacionin e javës në Turqi

23 Prill 2024, 18:58Sport TEMA
Ernest Muçi sërish në formacionin e javës në Turqi

Goli i tretë me fanellën e Beshiktash ka ngritur në pedestal Ernest Muçin.

Sulmuesi realizoi në fitoren që bardhezinjtë morën 2-0 ndaj Ankaraguxhu, për të dhuruar një nga performancat më të mira në fushën e lojës.

Loja e 23-vjeçarit u vlerësua me notën 8.4 për të garantuar kështu një vend në formacionin më të mirë në Superligën turke.

Në një rreshtim 4-1-4-1, Muçi gjendet pas krahëve të shokut të skuadrës Muleka, teksa pranë tij gjendet një emër i njohur si Dris Mertens.

Sulmuesi shqiptar ka qënë tepër efikas për Beshiktash skuadër ku u transferua nga Legia e Varshavës në këtë merkato janari.


Kjo është hera e dytë që ish-lojtari i Tiranës përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke.

Forma e mirë në radhët e Beshiktash e favorizon për të qenë i gatshëm edhe për trajnerin e Sylvinhos në Euro2024.

Lini një Përgjigje