Ervin Salianji dhe Taulant Balla përplasen si... analistë sportivë

14 Qershor 2024, 10:07Sport TEMA
Ervin Salianji dhe Taulant Balla përplasen si... analistë

“Pika më e dobët e jona është Hysaj”. Kështu është shprehur deputeti i PD-së, Ervin Salianji në emisionin “Opinion”.

Ka qenë kjo deklaratë që ka sjellë përplasje opinionesh mes kundërshtarësh politikë, pasi ministri i Brendshëm, Taulant Balla nuk ka rënë dakord duke thënë se Hysaj në ndjeshjet zyrtare luan shumë mirë.

Ervin Salianji: Fakti që i është dhënë mundësi një grupi të ri e të talentuar, por edhe që ka krijuar eksperiencë në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu Gjimshiti është një kolonë dhe fitorja me Atalantën i jep një tjetër vetëbesim.

Blendi Fevziu: Po me portën si jemi këtë vit?

Ervin Salianji: Dobët. Pra, të jemi realist, porta është më dobët. Asnjë prej 2 portierëve kryesorë, edhe Berisha, edhe Strakosha nuk luajnë me klubet e tyre. Pra, nëse kemi një pikë të dobët, kemi këtë. Duke i kërkuar ndjesë… Pika më e dobët e jona është Hysaj, një lojtar që ka dhënë shumë kontribut për Kombëtaren.

Blendi Fevziu: Ka qenë aset i Kombëtares para 8 vjetësh.

Taulant Balla: Jo, unë nuk bie dakord. Jo pse jemi kundërshtarë. Hysaj ka një veti që në ndeshjet zyrtare luan shumë mirë.

Ervin Salianji: Të gjithë i duam, por unë mendoj se pika më e dobët është Hysaj.

2 Komente

  1. A
    Anri

    Na jeni bere si gazeta Ylli dikur..Specialiste per gjithcka...E na postoni lajme shplarje truri..Se ca lidhje ka kjo se kuptoj ...E Mero Baze si te eshte katandisur gazeta..Edhe pak e do na postoni lajme se ku te shfryjne epshet njerezit..Nuk eshte ndonje cudi ne fakt..me kete llum qe noton e tere gazetaria shqiptare..

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beksi

      Njeri nga keta duhet te shkoje trajner i kombetares mbas Silvinjos. Nuk e di pse i mbajne kokat shtrember kur flasin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje