Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot një tjetër njoftim zyrtar, duke vazhduar farsën e shumëpërfolur të shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi.
Për të ashtuquajturit “fitues” të shortit, FSHF kujton se kanë vetëm 24 orë kohë për të përfunduar pagesën e biletave përmes një linku që skadon.
“Procesi i shitjes së biletave të ndeshjes Shqipëri-Serbi, sqarim për opinion publik
Federata e Futbollit njofton se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.
Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen. Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse”, njofton FSHF.
Ndeshja Shqipëri–Serbi, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, po shndërrohet në një duel jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj – mes interesit të tifozëve dhe abuzimit të organizatorëve.
Kerkojne 200 mije per 10 mije vende. Normal we ka probleme. Vetem Mero i zgjidh tak fak. O Mero e ka mire Mandi me Edin....