Formacion hipotetik, ja si mund të rreshtohet Kombëtarja shqiptare me Silvinjon

4 Mars 2023, 10:55Sport TEMA

Formacion hipotetik, ja si mund të rreshtohet Kombëtarja shqiptare me


Shqipëria do të nisë më 27 mars fushatën kualifikuese dhe për trajnerin Silvinjo debutimi do të jetë kundër Polonisë, teksa nuk do të ketë në dispozicion një ndeshje miqësore, pasi FSHF nuk arriti në një marrëveshje me kombëtaren e Uzbekistanit, me të cilën flitej se mund të luhej një miqësore.

Të gjithë tifozët dhe opinioni sportiv janë kuriozë se çfarë lojtarësh do të zgjedhë Silvinjo për këtë ndeshje.

Nëse do t’i referoheshim një formacioni hipotetik që tani duke u mbështetur në situatën e lojtarëve, në portë mendohet t’i besohet Etrit Berishës, me përjashtim të rikthimit të Strakoshës, i cili ka kyçin e dëmtuar.

Ndërkohë, duke marrë edhe për bazë skemën 4-2-3-1, që braziliani ka përdorur, në mbrojtje do të rreshtoheshin: Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj. Ndërkohë, përpara mbrojtjes do të kishim: Abrashi ose Gjasula dhe Asllani. Ndërsa, para tyre: Uzuni, Bajrami, Çekiçi ose Muçi dhe Cikalleshi në majë.

2 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Portieret:Berisha,strakosha te dy jashte forme Mbrojtja:ismaili,kumbulla bejne gafa me ekipet e tyre,hysaj kur luan me kombetaren i jep gjithe pasat gabim.gjimshiti ia dha topin taze sulmuesit kundershtar kunder islandes . Mesfusha:bajrami ne forme te tjeret te demtuar te plakur apo pa minuta . Sulmi:broja i cili u ngrit ne statusin e skenderbeut i demtuar.uzuni ben mire me ekipet e kategorise se dyte ne nivel kombetare asgje.cikalleshi ende ne forme. Po te doni mund te sillni edhe guardiolen si trainer nuk ka cfare te beje .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bujar Kanapari

      Per momentin keta jane lojtaret. Une do te preferoja qe Rroshi te luante qe nga minuta e pare. Skema me pelqen, i pershtatet lojtareve tane. Taulant Xhaka nuk duhet te ishte larguar, lojtari qe luan para mbrojtjes, pika jone e dobet ku nuk kemi shume alternativa.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje