Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2024. Me skemën 4-3-3, duke u bazuar në statistikat dhe arritjet e tyre gjatë këtij viti, IFFHS, ka përzgjedhur 11-tshen ideale.
Në portë është Emiliano Martinez, me portierin argjentinas që këtë vit ka fituar çdo trofe të rëndësishëm individual. Katërshja e mbrojtjes formohet nga Alphonso Davies i Bayern Munich, Rudiger, Ruben Dias dhe Dani Carvajal.
Treshja e mesfushës formohet nga Rodri i Man.City dhe dyshja e Real Madrid, Toni Kroos dhe Jude Bellingham, një treshe me të vërtetë fantastike.
Faza sulmuese është shpërthyese pasi sipas IFFHS, tre sulmuesit më të mirë të vitit janë Vinicius jr i Real Madrid, Erling Haaland i Man.City dhe Lamine Yamal i Barcelonës.
Edhe sipas IFFHS, Real Madrid është klubi më shumë i përfaqësues në formacionin më të mirë pasi 5 nga 11 lojtarët i përkasin gjigandëve spanjoll.

Po kete Xhemalin e Barcelones per cfare e vene ? ku ka dhene prove ky cfare i ka dhene Barcelones , cfare ka fituar me kete , 10 ndeshje ka bere e gazetaret e fryjne e fryjne , Mesi ,Ronaldo ne vitin e pare kane nxjere ekipet e tyre kampion ne ne Spanje e Angli si dhe kampion europe , po ky ?