Nedim Bajrami u rikthye protagonist me Sassuolon në kampionat. Mesfuhsori i kombëtares ishte një nga më të mirët në fushën e lojës ndaj Salernitanas.
25-vjeçari shkëlqeu me gol dhe asist për të tijtë, por për fatin e tij të keq Sassuolo do të merrte vetëm 1 pikë, pasi do të ndalej në barazim 2-2.
Bajrami asistoi në mënyrë perfekte për Lauriente në minutën e 37-të për t’i dhënë kështu avantazhit ekipit të tij.
Ndërkohë do të “çante” rrjetën në minutën e 44-të, ku një supergol do të dyfishontë shifrat për Sassuolon dhe për të çuar skuadrën në avantazh rtë dyfishtë në pushim.
Në pjesën e dytë do të barazohej rezultati, por kjo nuk zbeh aspak paraqitjen spektakolare të shqiptarit, i cili nga “Sofascore” është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Serie A. Gjithashtu është vlerësuar me notën 8.5.

Duket qe ai gazetar qe ka shkruar kete artikull nuk e ka pare ndeshjen, pasi goli i Bajramit nuk mundet kurrsesi te quhet "supergol". Merita e tij ishte se e ndoqi aksionin deri ne fund, kur shoku i skuadres i dha topin dhe Nedini shenoi me porten bosh nga nje dsitance prej 2-3 metrash. Sa i perket performances se tij, ajo ka qene teper e mire ne ate ndeshje, ne ndryshim me shume ndeshje te tjera te kampionatit, kur Bajrami ka qene ne hije. Uroj qe te paraqitet keshtu edhe ne ndeshjet e tjera, pasi ka nje potencial te jashtezakonshem.
Inshallah kthehet ne forme.