Mario Mitaj ka një lidhje të ngushtë shoqërore me Armando Brojën.
Mbrojtësi i Kombëtares është parë duke u shoqëruar së tepërmi me sulmuesin e Fulham gjatë stërvitjeve të Shqipërisë në ndeshjet e marsit.
Në një intervistë për Koha Shtesë, Mario Mitaj dha një tjetër rrëfim, ku foli edhe për lojtarin e Fulham.
“Kam një lidhje të ngushtë me Armando Brojën. Për mua Broja është një lojtar i nivelit shumë shumë të lartë. Besoj se është një lojtar që mund të bëjë diferencën në fushë.
E pamë edhe kundër Kilit dhe Suedisë, një rast që nuk na dhanë penallti, por mund të kishte përfunduar ndeshja 0-1 për ne. Besoj se do të jetë protagonist nëse vjen në Euro24 dhe shpresoj se do të vijë.
Dëmtimi që ka pasur, e ka kaluar, problemi është vetëm që të ketë sa më shumë minuta për të fituar aspektin fizik, ky është problemi i vetëm. Kam biseduar për shumë gjëra me Brojën, edhe për Europianin.
Normal që po i ruaj asistent për Europian për Brojën. Ishte offside asisti që i dhashë me Suedinë, pasi do të jetë i rregullt në Europian”, tha mes të qeshurave Mitaj.
Broja eshte nje furbollist me cilesi te vecanta sportive qe pak futbolliste ne bote i kane! Mbi te gjitha shkeputja e tij nje per nje dhe shpejtesia drejt portes kundershtare nuk ka te krahasuar me asnje! Por keto cilesi te Brojes kane nevojen qe mesfusha te pasoje topa te gjate si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht drejt tij dhe sulmet apo kundersulmet e skuadres te kryhen sa me te shpejta ne kohe,pa mbajtje topi ,pa pasime te teperta me njeri tjetrin aq me keq akoma mania e kthimit te topit tek portieri! Te 3 kundershtaret ne europian jane ne nivelet me te larta ne bote dhe shembulli me i mire eshte loja e mrekullueshme we Kili zhvilloi kunder nesh!