Rrëfehet ish-krahu i djathtë i Ancelotti-t: Nga sherri me Ronaldon te kutia në kokën e Ibra-s!

8 Prill 2024, 13:42Sport TEMA
Rrëfehet ish-krahu i djathtë i Ancelotti-t: Nga sherri me Ronaldon te

Në fillim nisi si bashkëpunim në Londër kur Ancelotti mori drejtimin e Chelsea-t në 2009-ën, por me kalimin e kohës lidhja mes teknikut italian dhe ndihmësit të tij tregoi se ishte diçka më shumë.

Dyshja Ancelotti-Clement funskionoi edhe në Paris, Mynih e më tej në Madrid për t’u ndarë pak vite më parë pasi ndihmësi vendosi që të bëhej trajner i parë.

Një ditë përpara ndeshjes mes Real-it dhe City-t, 52-vjeçari rrëfen për “The Sun” anën e fshehtë të trajnerit italian. “Për të larguar mendjen nga futbolli ai ndryshon restorant, i pëlqen që të konsumojë ushqime të zgjedhura dhe kalon shumë kohë me familjen. Është një person, i cili shikon shumë seriale. Herë herë i kërkoj ndonjë këshillë se çfarë të shikoj, por edhe unë i kam sygjeruar ndonjë titull”, tregon Clement.

Ndihmësi i italianit shpejgon përse e konsideron mes tre më të mirëve të profesionit të tij. “Them se Guardiola, Klopp dhe Ancelotti janë tre teknikët më të mirë të momentit. Carlo ka diçka që e karakterizon, ai gjithmonë përshtatet. Nëse taktikat e tij nuk janë efikase atëherë ai ndryshon menjëherë strategji. Me Cristiano Ronaldon mbaj mend se patën një debat të ashpër pasi portugezi nuk donte që të luante në sulm. Carlo ishte i bindur dhe nuk hoqi dorë deri në momenti që e rreshtoi në vijën e parë. Për ta bërë që të ndihej sa më komod i tha që të luantë si sulmues i majtë në skemën 4-3-3 kur kishim topin në kontroll ndërsa në momentin kur e humbnim atë i tha që të launte përpara me skemën 4-4-2”, tregon Clement.

Edhe pse e vlerëson për qetësinë e tij, Clement tregon se Ancelotti jo gjithmonë ka mundur të përmbahet. “Me Carlon ke gjithmonë një vijë, të cilën nuk duhet ta kalosh. Në një ndeshje përballë Evian, në pushimin mes pjesëve ishte dukshëm i tërbuar, goditi një kuti, e cila i ra Zlatan-it në kokë. Ai ka qenë momenti kur e kam parë të nevrikosur. Edhe pse nuk e jep veten mos kujtoni se është i qetë. Një nga aftësitë e tij është që të menaxhojë presionin”, tregon Clement.

Lini një Përgjigje