“Allegri po tallet me të gjithë”, Cassano: Juventus nuk i bën tre pasime bashkë!

8 Prill 2024, 10:31Sport TEMA
“Allegri po tallet me të gjithë”, Cassano: Juventus nuk i

Antonio Cassano nuk kursehet kur vjen puna te Massimiliano Allegri dhe Juventusi. Ish-sulmuesi i famshëm, shpeshherë ka deklaruar se futbolli që aplikon Allegri është i vjetër dhe jashtë mode.

Së fundmi, në “Domenica Sportiva”, Cassano u shfaq edhe më agresiv ndaj teknikut livornez duke theksuar se ai po tallet me të gjithë me mënyrën se si e bën Juventusin të luajë.

“Juventus ka në organikë 17 lojtarë që bëjnë pjesë në kombëtaret e tyre, kanë shpenzuar 160 milionë euro në merkato dhe si përfundim nuk bëjnë dot tre pasime radhazi.

Allegri është nga ata trajnerë që e thekson shumë se kërkon rezultatin mbi të gjitha, por në tre vitet e fundit nuk ka fituar asgjë.

Mendoj se duhet të bëj një hap pas. Ai tallet me të gjithë në momentin që shprehet se Juventusi ka si objektiv vendin e katërt.

Shikoni pak Bolognën, luan futboll spektakolar dhe ka shpenzuar 1.5 mln euro. Nga ana tjetër, Pioli është kryqëzuar ngaqë nuk është mik i gazetarëve, edhe pse ka fituar një titull dhe e ka dërguar skuadrën në gjysmëfinalen e Champions League.

Allegrin e marrin gjithnjë me të mira, nëse nuk ndryshojmë sjellje atëherë shumë shpejt Serie A do të shndërrohet në një nga kampionatet më të dobta të Europës”, u shpreh Cassano.

1 Komente

  1. B
    Barjam Memo STARJE ERSEKË.

    Kasano ka shumë të drejtë. Sari që mund të bënte revolucion, për futbollin e shpejtë,tek Juventus nuk e lanë,por e shkarkuan!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje