Përfaqësuesja e Anglisë do të qëndrojë në një resort luksoz gjatë pjesëmarrjes së saj në Euro 2024 që do të zhvillohet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani.
Weimarer Land Golf and Spa ndodhet pranë qytetit Blankenhain dhe do t’i kushtojë Federatës Angleze të Futbollit rreth 1 milion Paund shkruan gazeta “Daily Star”.
Ky resort ku zakonisht shkohet për të luajtur golf ka në dispozicion edhe pishina, palestër, saunë, ndërsa fusha që do të përdoret për stërvitje ndodhet në mes të pyllit.
Hoteli ka robotë që mbledhin pjatat pas ngrëmies, ndërsa kërkesat lojtarët do të kenë mundësinë t’i bëjnë me tabletë. Menuja është ndërtuar nga shefa kuzhine me yje Michelin.
Anglia synon triumfin në Europian, pasi kampionatin e fundit u mund në finale nga Italia.
Unë kam qënë, jam dhe do të jem tifoz me anglezët, por mendoj se Anglia, me lojtarët që ka, kurrë nuk mund të jetë finaliste. Mbrojtja nuk mund të bëhet me Meguajer, Stone, Walker, të gjithë këta kanë mbetur disa shkallë mbrapa. Po ashtu, të shpresosh për sulm nga Sterling e Rashford do të thotë që ke mbetur në kohën e babaqemos. Anglezët shquhen për konservator, të cilët çdo ndryshim e shikojnë me skepticizëm por jo deri në këtë shkallë sa të përfaqsohesh në tre kampionate rresht në masë dërrmuese me të njëjtët lojtar.