Tirana nuk përfiton nga avantazhi numerik, Skënderbeu i merr pikë me 1 lojtar më pak. Erzeni merr tre pikë shprese ndaj Egnatias

8 Prill 2024, 20:04Sport TEMA
Tirana nuk përfiton nga avantazhi numerik, Skënderbeu i merr pikë

Skënderbeu dhe Tirana kanë mbyllur në barazim ndeshjes mes tyre, luajtur në kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, përfundoi me rezultatin 0-0.

Një ndeshje me disa raste, por edhe episode që ndryshuan lojë. Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë që në minutë e 14’ ku Rabiu mori karton të kuq për shkak të një ndërhyrje ndaj Latifit. Ndërsa në minutën e 30’ Liço nuk përfitoi nga 11-metërshi, pasi goditja e tij u prit nga Kozi. Pjesa e dytë ishte më e vakët me skuadrat që ishin në kërkim të golit, por nuk e gjetën dot.

Me këtë barazim Skënderbeu shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Tirana me 1 pikë më pak mban vendin e gjashtë.

Erzeni ka mposhtur Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në duelin e vlefshëm për javën 30-të të Superiores.

Pjesa e parë dhuroi shumë emocione dhe raste por jo gola. Ndërsa në pjesën e dytë, në të 63-ën Egnatia mbeti me 10 lojtarë pasi Spahiu u largua nga fusha me karton të kuq.

Sfida u zhbllokua në të 85’ falë një supergoli të Zekës. Me këtë fitore, Erzeni shkon në kuotën 31 pikëve në vendin e 9-të.

Lini një Përgjigje