Silvinjo i habit të gjithë, nuk dëshiron 26 lojtarë në Europian

8 Prill 2024, 15:00Sport TEMA
Silvinjo i habit të gjithë, nuk dëshiron 26 lojtarë në

Pas kërkesës së disa trajnerëve, që në Europian të zgjerohet lista nga 23 lojtare, në 26, UEFA pritet të marrë një vendim shumë shpejt. Megjithatë, trajneri i Shqipërisë, ka një kërkesë të çuditshme. 

Sipas "Corriere dello Sport", Silvinjo mbron skemën me 23 lojtarë dhe nuk preferon atë me 26 lojtarë. Kjo tregon se trajneri i Shqipërisë i ka të qartë të gjithë lojtarët që shkojnë në Gjermani dhe nuk dëshiron që rivalët e tij si Italia, Spanja dhe Kroacia të kenë hapësirë më shumë për të thirrur lojtarë të tjerë.

Ky është shpjegimi i vetëm logjik pavarësisht habisë pasi dukej sikur skema me 26 lojtarë do t’i sillte qetësi Silvinjos për shkak të konkurrencës së madhe në sulm, por tekniku dëshiron të kundërtën.

3 Komente

  1. F
    F.V.

    Jo, shpjegimi logjik eshte qe ne kemi dy gjysem-portier, dy mbrojtesa, dy gjysem-mesfushor dhe nje sulmues qe edhe ai eshte ne momentin me te keq, ndersa te tjeret jane njesoj, asnje nuk ben diferencen.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bujar Kanapari

      Lojtari me i mire i Shqiperise keto 10 vite ka qene Rroshi, por qe penalizohej per shkak te skemes. Skema ndryshoi ne favor te Rroshit, por trajneri nuk e grumbulloi. Mendoj se me Rroshin ka gabuar. Skuadra jone eshte skuader e lehte. Jane pak lojtare shtatlarte, Duhet te kete nje raport te drejte , te dominoje shtatlartesia dhe pesha trupore e larte.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bujar Kanapari

      Duhen 26 lojtare. Portiere jane 3, me 20 lojtare te gatshem ne fushe, nuk ja del, sidomos skuadrat qe kalojne grupin apo qe shkojne ne gjysmefinale.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje