
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë përfundoi në barazim, por i dha kombëtares sonë një biletë për në Euro 2024.
Ndoshta një sukses i tillë nuk mund të arrihej pa kontributin e trajnerit brazilian Sylvinho. Ky i fundit festoi pa fund për arritjen.
Bashkë me të gjithë shqiptarët ka festuar edhe familja e tij. Vajza e tij, Tati nuk i ka fshehur emocionet në postimet në rrjetet sociale. Në një bashkëbisedim në Whatsapp, ajo shihet e përlotur.
“Dhe unë jam duke qarë në një lokal” i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si e ka përjetuar kualifikimin e kombëtares sonë, por sigurisht edhe arritjen e babait të saj.
Familja e Sylvinho jeton në Spanjë ndërsa trajneri ka zgjedhur që të qëndrojë në Tiranë për t’iu përkushtuar punës së tij.
Lot gëzimi për suksesin e të atit
Per baben e vet.
Te shohim sa do ecim tani...