Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i Beşiktaşit. Klubi turk ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e përkohshëm të mesfushorit shqiptar deri në fund të sezonit 2025–2026.
Sipas njoftimit zyrtar të Beşiktaş JK, marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje në favor të klubit turk në përfundim të huazimit.
Ky transferim shënon një hap të ri në karrierën e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, i cili pas aventurës me Interin, nis një kapitull të ri në Superligën turke.
"Mirë se vini Kristjan Asllani në Beşiktaş.
Është arritur një marrëveshje me Interin për transferimin e përkohshëm të futbollistit profesionist Kristjan Asllani deri në fund të sezonit 2025–2026.
Sipas marrëveshjes, klubi ynë ka opsionin e blerjes së lojtarit.
I urojmë suksese Kristjan Asllanit me fanellën tonë të lavdishme dhe e bëjmë këtë njoftim me respekt për opinionin publik", thuhet ne njoftimin e Besiktash.
Çfarë aventure pati me Interin Asllani? Aa me Torinon po. E ndriti.
Aferim Llani, Urime! Ne mos nigjo çka thonë robt,taj je n’shpin tane tash ,pranej jepi para yxhym bym.myte aty me lojë e gola,ska çka t’duhet Evropi e Seria A,se ne una jom ‘bulldum sevda’me Beshiktash-in
Ky do perfundoje ne Kategorine e dyte ne Itali,me Empolin prape se vetem aty ben Drite.Lojtar Leshi qe nuk ben dot nje Dyluftim se ka Fryke nga Kembet e holla qe ka.Tek Torino 4 Muaj,Zero gola dhe Zero Asiste.Lojtar Kot ,Kot,Kot fare.