FOTOT: Lamborghini, Ferrari, Mercedes…, zbuloni flotën luksoze të Elseid Hysajt

22 Shkurt 2023, 17:30Sport TEMA

FOTOT: Lamborghini, Ferrari, Mercedes…, zbuloni flotën luksoze

Lamborghini, Ferrari. Mercedes… Ka nga ata që ëndërrojnë të kenë një supermakinë, por ka edhe nga ata që kanë shumë makina luksi dhe e kanë të vështirë kë të zgjedhin.

Elseid Hysaj, futbollist i Lazios dhe i Kombëtares Shqiptare, udhëton në një luks të shfrenuar mes vendeve ku kalon pushime dhe qendrës sportive Formello.

Mbrojtësi i Lazios ka një garazh plot me modele shumë të shtrenjta, duke përfshirë marka të tilla si Lamborghini, Ferrari…

Nëse Felipe Anderson është haptazi një fans i Volkswagen-it, me sa duket, Hysaj është paksa i pavendosur se cila është marka e tij e preferuar.

Ai ka vendosur të blejë marka të ndryshme, të gjitha, pa dyshim, shumë të shtrenjta.

Flota e tij përfshin një Ferrari 458 për 206,000 euro, një Mercedes G-Class AMG për 187,000 euro, një Jeep Wrangler për 84,290 dhe një Lamborghini Aventador Svj për 430.730, EUR.

Mes fotove në mal, në qytet apo buzë detit, shqiptari nuk u ndahet makinave të tij luksoze.

2 Komente

  1. G
    Goni

    nder te paktet qe mund te krenohet me to, pasi nuk i ka vjedhur gje dikujt.

    Përgjigjjuni
    1. g
      gerti

      you can always tell if someone never had shit in his life .....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje