
Apeli i Juventus në Kolegjin Garantues Coni kundër dënimit me heqjen e 15 pikëve të vendosur nga FIGC-ja, sa vjen e po afron. Ajo që ka shkaktuar më shumë diskutim janë disa deklarata të bëra së fundmi nga Mario Luigi Torsello, të cilat kanë zemëruar bardhezinjtë. Ky i fundit është njëri prej gjyqtarëve që dënoi klubin.
“Së pari them se nuk dua të flas konkretisht për rastin e fitimeve kapitale. Një gjyqtar flet me fjali dhe nuk i komenton ato, ne do të flasim në një nivel tjetër të përgjithshëm.
Përshtatshmëria përshkon institucionet e zakonshme, siguria absolute do të çonte në një ngadalësim të procesit sportiv. Qëllimi kryesor i ynë është të afirmojmë parimet e besnikërisë dhe transparencës. Për këtë arsye organet duhet t’i konsiderojnë rregullat formale më pak të rrepta se ato thelbësore.” – u shpreh Mario Luigi Torsello.
Me pak fjalë, ky i fundit shprehet se në sport është më e rëndësishme që drejtësia të jetë e shpejtë dhe e detyrueshme, sesa e sigurt pa asnjë dyshim.
Lini një Përgjigje