
Katër vite më parë, në moshën 26-vjeçare ishte në kulmin e karrierës së tij dhe largohej nga Liverpool për të luajtur me Barcelonën. Por ky transferim e mori në qafë sulmuesin Brazilian Philippe Coutinho, që dikur vlente 120 milionë euro, ndërsa sot 10 herë më parë, vetëm 15 milionë.
30-vjeçari aktualisht luan me skuadrën e Aston Villa, ku sërish nuk po arrin të japë atë që të gjithë presin. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 7 ndeshje si titullar me Astin Villa dhe vetëm 1 që kur në krye të ekipit ndodhet Unai Emery, që e ka ulur shpesh në stol.
Gjatë merkatos së janarit u përfol shumë për të ardhmen e Coutinho, por sulmuesi qëndroi në Angli. Orët e fundit është përfolur për një transferim në Brazil, te skuadra e Corinthias, por duket se edhe këtu nuk e dëshirojnë: “Nuk na intereson”, thanë drejtuesit e ekipit brazilian.
Kontrata e Coutinho me Aston Villa skadon në verën e vitit 2026, por me shumë gjasa lojtari do të lërë skuadrën në verë. Ai mund të huazohet në ndonjë ekip tjetër, pasi Emery nuk e ka në planet e tij. Një futbollist që dikur e donin të gjithë e që vlerësohej miliona, por që tani të gjithë i mbyllin derën.
Lini një Përgjigje