Futbolli shqiptar në zi: Ndahet nga jeta "Nderi i Kombit" Sabah Bizi

16 Janar 2025, 14:04Sport TEMA
Futbolli shqiptar në zi: Ndahet nga jeta "Nderi i Kombit" Sabah

Legjenda e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, sapo ka ndërruar jetë.

“Nderi i Kombit” pak minuta më parë ka mbyllur sytë, duke lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll. 79-vjeçari, fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit, debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

Në atë përballje, Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Beckenbauer dhe duke eleminuar Gjermanine.

Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi vazhdoi të ishte pranë këtij sporti, duke drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut. Më pas ka qenë për pak kohë trajner te Vllaznia, ku mbajti më vonë edhe detyrën e sekretarit të klubit, ndërsa ka punuar për shumë vite si trajner i moshave.

5 Komente

  1. a
    ali

    Nje nga legjendat me te medha te futbollit shqiptar nder vite. Talent i padiskutueshem dhe plot seriziotet ne fushen e futbollit, por edhe ne jete. Sabah Bizi ka qene nje futbollist me nje prezence dhe elegance, perkundrejt ketyre edhe nje kocke e forte e mesit te fushes. Per disa vite shkelqeu tek skuadra e Partizanit, e cila mbijetonte nga mundesite qe kishte per te "grabitur" futbollistet e klubeve te tjera. Me shume nderhyrje dhe presione klubi Vllaznia arriti qe ta marre ne gjirin e saj kete futbollist te famshem. Ne vazhdim ai vazhdoi shkelqimin ne klubin e qytetit te tij te zemres se. I paharruar qofte emri i ketij Ylli te futbollit shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      I madhi Sabah na la. Ishte privilegj me e pa' n'fush! Ngushllime t'sinqerta families dhe të gjith Shkodranëve!

      Përgjigjjuni
      1. i
        iliri

        ngushullime familjes

        Përgjigjjuni
        1. P
          Piro

          Ngushellime familjes dhe sportdasheve shkodran per humbjen e Sabahut . Bekenbauri nuk ka lozur ne ate ndeshje , dhe u tha qe ra nga stoli kur mori vesh per barazimin

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Za...

            Të falte kenaqesi dhe paqe në fushe, si me lojë dhe me sjellje... u prehte e paqe dhe t'u ketë lënë uraten atyre që ka lënë pas...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje