Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

25 Mars 2023, 16:27Sport TEMA

Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air


Duket se ndeshja e Kombëtares shqiptare U-17 kundër Zvicrës ka një interes të ulët nga ana e tifozëve, e për këtë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është mobilizuar për të sjellë sa më shumë njerëz në stadium.

Mirëpo në mesazhin që iu është dërguar mesa duket akademive që të sjellin sa më shumë fëmijë në tribuna, vihet re se si e kanë shkruar krejtësisht gabim emrin e stadiumit Kombëtar, nga “Air Albania” në “Aer Albenia”.

“Përshëndetje! Sot në stadiumin Aer Albenia ora 17.00 luhet ndeshja Kombëtares U 17 me Zvicrën. Njoftoni fëmijët që të jenë në stadium. Flm për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Nuk dihet se kush e ka shkruar këtë njoftim, por shpresojmë që herës tjetër ta ketë parasysh që si shkruhet emri i stadiumit kryesor për Shqipërinë.

Kuqezinjtë e vegjël luajnë kundër Zvicrës në ndeshjen e dytë në grupe për kualifikueset e Europianit U-17. Në ndeshjen e parë me Francën, Shqipëria humbi 4-0 me Francën për grupin B.

3 Komente

  1. N
    Nandi

    FSHF ka mbledhur nje tufe injorantesh fillo qe nga Armand Duka ,katunarin e Shijakut

    1. H
      Hasoni

      Si gazetarët e Meros se shkruajnë dot një artikull pa gabime drejtshkrimore.

      1. g
        goni

        ai nuk eshte emri i stadiumit o mero por i sponsorit ,le tja shtremberojne sa te duan sna plas fare ..je qe je perpara se te besh vezhgime te tilla tek te tjeret merr trajno stafin te mesojne shqipen se si ke kerkund ....po mesuan edhe ndonje gjuhe te dyte mire do te ishte qe t'i largohen google translate ....

        Lini një Përgjigje