“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

25 Mars 2023, 11:42Sport TEMA

“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet


Polonia i ka nisur eliminatoret e EURO 2024 me një goditje të rëndë për moralin, pasi është mundur 3-1 në Republikën Çeke përballë vendasve. Një humbje që dhemb më shumë për mënyrën e lojës pasi ekipi pësoi 2 gola shpejt e rrallëherë reagoi në sulm.

Starti më i keq i mundshëm për Fernando Santos i cili debutonte në drejtimin e Levandovski & Co., por nuk arriti të nxirrte në pah atë që pritej nga kjo skuadër e cila mendohej se do të ishte dominuesja e Grupit E ku gjendet edhe Shqipëria. Pikërisht kuqezinjtë janë kundërshtari i radhës i Polonisë dhe Fernando Santos, pas ndeshjes së mbrëmshme ka bërë të qartë se pret një reagim ndryshe përballë Shqipërisë.

“Kjo ndeshje është pak e çuditshme. Ekipi dukej shumë i përgatitur dhe i përqendruar. Skuadra e dinte se rivëniet ishin pika e fortë e çekëve. Është e vështirë të reagosh kur pëson kaq shpejt. Përgjegjësia i takon gjithmonë trajnerit. Detyra ime është të ruaj besimin te ekipi.

Ndeshja ndaj Shqipërisë merr rëndësi në një situatë ku humbëm ndeshjen e parë. Ne nuk mund të përgjigjemi me zemërim. Duhet të luajmë më mirë, të jemi të fokusuar. Jam i sigurt se ekipi do të paraqitet më mirë.


Do të punojmë patjetër për të kthyer besimin. Ne duhet të analizojmë atë që ndodhi, gjithashtu çfarë ishte e mirë kur kemi arritur të krijojmë raste. Sapo pësuam golin e tretë, ishte e vështirë të kthenim ndeshjen. Kam besim se skuadra do të jetë në gjendje të përgjigjet pozitivisht”, u shpreh trajneri 68-vjeçar në fjalët e tij para mediave.

5 Komente

  1. D
    Duka pri Shjakut

    Fol me duken mister Santos… e garanton fitoren per skuadren tende per ca mijera euro. E sigurt.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Duka pri Shjakut

      Fol me duken mister Santos… e garanton fitoren per skuadren tende per ca mijera euro. E sigurt.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmir Lohja

        Santos eshte nje injorant trajner,e buk shkale.Me ate rreshtim injorant ne mbrojtje ekipi une kombetare duhet te sulmoje portjerin.Fitorja eshte e sigurte!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

          Do hame nja 3 gola perballe Polonise.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Olsi

            Ky eshte grupi me i lehte qe shqiperia ka pasur ndonjehere , polonia dhe cekia jane skuadra te mira , por nuk jane franca, gjermania brazili argjentina, nqs nuk arrime te kualifikohemi kesaj radhe , nuk e di kur do te kemi nje fat te tille sic na ka rene ky grup. Po te jete per vendin e trete ,e marrim dhe me trainere dhe lojtare te superiores.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje