Dita e pestë e grumbullimit, Kombëtarja testohet fshehur në “Elbsan Arena”

24 Mars 2023, 20:18Sport TEMA

Dita e pestë e grumbullimit, Kombëtarja testohet fshehur në

Kombëtarja kuqezi është futur në ditët e fundit përgatitore të ndeshjes me Poloninë që do të luaj ditën e hënë më 127 mars në Varshavë.

Në këtë fazë të përgatitjeve trajneri Sylvinho ka filluar edhe truket e tij dhe një të tillë e përdori mbrëmjen e djeshme, ku pas njoftimit për seancën stërvitore me dyer të mbyllura në “Shtëpinë e Futbollit”, ai ka zhvilluar një ndeshje kontrolli në “Ebasan Arena”.

Tekniku 48-vjeçar ka marrë sinjale shumë pozitive nga skuadra dhe fakti që nuk do të luajë asnjë miqësore përpara duelit debutues, e ka ndihmuar të punojë më shumë me detajet dhe lojttarët.

Ndërkaq, skuadra do të vijojë përgatitjet edhe të shtunën në Shqipëri me një seancë stërvitore të programuar para se të nisen të dielën për në Poloni.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë të dielën pasdite një seancë stërvitore në stadiumin e ndeshjes “PGE Narodowy” të Varshavës, teksa trajneri Silvinjo do të dalë edhe në konferencën zyrtare për mediat para ndeshjes.

Lini një Përgjigje