Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:
“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”
Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.
Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.
Respekte per keta dy burra
Kaq serioz eshte bordi sa qe ne tavoline eshte shishka e vajit dhe uthulles gadi per te ngrene Sezion mbare vaj e uthell
Sezoni Greko-Çam, rroftë miqësia se futbollit çqt.
Aaa, ky po, ky të ha mutin që në brimë të bythës. Tani që u bashkua ky gjobvënësi më I madh i shqiptarëve me Gaz kriminelio-hajdutin, do shihni Partizanin në finale të Champions. Ptuuu farë e keqe.