Gaz Demi mesazh ngushëllimi për humbjen e mikut të tij Fatos Nano: Të qëndrova afër në ditë të mira e momente të vështira

31 Tetor 2025, 18:21Sport TEMA
Gaz Demi mesazh ngushëllimi për humbjen e mikut të tij Fatos

Presidenti i klubit të futbollit Partizani, Gazment Demi, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ish-Kryeministër i Shqipërisë, intelektual dhe profesor i shquar, por edhe një tifoz i zjarrtë i klubit të kuq.

Në një mesazh prekës, z. Demi e kujton Nanon jo vetëm si figurë të rëndësishme politike, por mbi të gjitha si një mik të afërt dhe njeri me vlera të rralla.

“Fatos Nanon do ta mbaj mend si profesorin dhe mikun tim të mirë, qysh në Fakultetin e Ekonomisë, ashtu edhe vitet e para të demokracisë. 

Profesori do të mbahet mend si njeriu që i dha vlerat e vërteta demokracisë dhe u tërhoq në moshën më vitale, duke i lënë stafetën më të rinjve, për të dhënë një shembull unik në jetën publike dhe politike të vendit tonë.

Jam krenar që i kam shërbyer qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore profesorit dhe mikut tim të mirë. 

Nga shqiptarët ai do të kujtohet me respekt të madh si një burrë shteti dhe një politikan brilant, duke treguar tolerancë e maturi, ndërkohë që unë do e kujtoj gjithnjë si Profesorin tim të veçantë, një mik të rrallë, të mençur dhe të ndershëm që kam patur nderin t’i qëndroj afër si në ditët e mira, ashtu edhe në momentet më të vështira.”

Mesazhin e tij, presidenti i Partizanit e mbyll me fjalët:

“Lamtumirë miku im i mirë! U prehsh në paqe Profesor! Me mirënjohjen dhe respektin e përjetshëm të familjes Demi dhe klubit të kuq.”

9 Komente

  1. G
    GoFuckYourself

    ha haaaaaaa "vlerat e vërteta demokracisë"

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dmb

      Doni me per Belulin!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hahhah Jete te veshtire ka jetuar ! i ndjeri

        Hahahhahah Mese e vertete ! se me ndjenjat dhe vlerat e Demokracise Jetoi si " Sheik " ne Viene - Austri....atje gjeti parajsen - atje i shpenzoi - por nuk u tregua tradhtare , u rikthyhe ne Atdhe me duart boshe per te dhen Jeten per Token Meme Atdhe qe e pasuroi dhe e shijoi simbas deshirave qe te lindin kure lind i varfer dhe pasurohesh !

          2. D
            Dmpb

            Doni me per Belulin???? Ky legeni nuk le rast ti shpetoje pa treguar cfare sahanlepiresi pa' karakter eshte

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bummm.bumbum

              Dhe ta shpërbleu paq. Dykatshen nga parku rinia e shvendose në sarand.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dukakar

                Hajdutat dhe bthq. Respektojn njoni tjertin. Kto Jane heronjt kur. Vdiq panojot pano pse nuk mbajten nje minuti heshtje. Po per Ket bthq

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dukakar

                  Hajdutat dhe bthq. Respektojn njoni tjertin. Kto Jane heronjt kur. Vdiq panojot pano pse nuk mbajten nje minuti heshtje. Po per Ket bthq

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje