Kupa e Botës 2026: Shqipëri - Angli, biletat 10-fish më të shtrenjta në tregun e zi

30 Tetor 2025, 17:05Sport TEMA
Kupa e Botës 2026: Shqipëri - Angli, biletat 10-fish më të

Kombëtarja shqiptare e futbollit do përballet me Anglinë më 16 nëntor në Tiranë, me sfidën e fundit që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës dhe për tanët mund të jetë deçizive për në play-off. Në lidhje me këtë duel biletat kanë javë që kanë dalë dhe të gjithë duan të jenë në stadium.

Biletat në treg të zi për ndeshjet e Kombëtares tani janë kthyer në modë. Sidomos për ndeshjen me ‘Tre Luanët’, që sipas FSHF-së ka pasur mbi 100 mijë kërkesa kur stadiumi “Air Albania” nuk shkon më shumë se 22 mijë e 250 vende.

Për rrjedhojë ato shiten me çmime shumë herë më të larta. Siç është edhe rasti i tribunës E202 kur nga 25 mijë lekë në portalin e biletave në treg të zi shiten 250 euro. Çmim 10-fish më i lartë.

Tashmë është bërë e modës që edhe persona që nuk janë tifozë, i blejnë biletat për të rishitur në treg të zi dhe për të përfituar në kurriz të tifozëve.

2 Komente

  1. t
    tirana e vjeter

    Per çmimin e biletave te futbollit. "Siç është edhe rasti i tribunës E202 kur nga 25 mijë lekë në portalin e biletave në treg të zi shiten 250 euro. Çmim 10-fish më i lartë. Me duket se ka nje pasaktesi te madhe. Nqs do te blihen 250 euro me kursin qe eshte rreth 97 lek/euro del qe 250 x 97 =24 240 lek per bilete . Pra çmimi qenka i njejte. Nuk besoj qe autoret e artikullit te flasin me lek te vjetra per çmin zyrtar te biletave.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maks

      Thuaj 2500 leke Sepse 25 mij lek me duket se jan 250 euro He xhan mos ne ngaterro llogarin

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje