Milan, Tare: Merkato? Do ta diskutojmë me trajnerin në dhjetor

29 Tetor 2025, 13:00Sport TEMA
Milan, Tare: Merkato? Do ta diskutojmë me trajnerin në dhjetor

“Dëmtimet e gjashtë lojtarëve gjatë ndeshjeve të përfaqësueseve ishin sigurisht të paparashikueshme. Duhet të jemi të sigurt se kemi një skuadër të fortë. Në dhjetor, do të diskutojmë të ardhmen e afërt me trajnerin”, tha drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, para ndeshjes kundër Atalantës në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në merkato.

Atmosferë e shkëlqyer rreth ekipit, a është kjo edhe falë klubit?

“Absolutisht po, ne kemi filluar këtë udhëtim të ri dhe tifozët po na ndjekin me entuziazëm. Ne duhet ti japim vazhdimësi këtij momenti”.

Çfarë duhet të bëjë Gimenez për të shmangur tregun e transferimeve?

“Qetësia është pjesë e udhëtimit të çdo sulmuesi. E di për çfarë bëhet fjalë, kam luajtur në pozicionin e tij. Ai ka besimin e shokëve të ekipit dhe të klubit. Gjithmonë ka shënuar me dopio shifra dhe bën një punë të shkëlqyer për ekipin, kjo është arsyeja pse është këtu”.

1 Komente

  1. t
    topçiu

    Gimenez duhet të iki 'shoku' Tare,se na e dh*eve Milanin,na e bëre si ekip lagjeje. Shiko pozicionin e këtij që s'di të bëj një gol tamam,por vërdalloset para portës si por*a nëpër bre*ë dhe sill një sulmues qëndre tipik dhe duhet të gjesh dublues të denjë të Pulisiç dhe Rabiot ,se pa to Milan nuk funksionon fare,se nuk mund ta mbajë peshën Modriç në atë moshë përtej klasit që ka edhe tani dhe është më i miri në fushë në çdo ndeshje ,se dhe ai nuk funksiinon mirë vetëm me Saelemakers të kudondodhur dhe pa Pulisiç inteligjent në sulm,ashtu si pa sigurinë që i jep në mesfushë Rabiot,i cili fiton çdo duel në mesfushë dhe i jep shpejtësi asaj drejt sulmit. Z. Tare,më fal 'shoku' Tare, përforcoi këto pozicione që të kesh vazhdimësi në lojë,se me lojën e deritanishme ke shumë oshilacione ,se her duket si skuadër kampionësh kur luan me të gjithë lojtarët e mësipërm dhe her si ekip lagjesh si tre ndeshjet e fundit,ku Fofana 'flen gjumë' ,se mendohet gjatë për të pasuar,kështu dhe Loftus-Cheek e humb lehtë topin,ku Ricci është një lojtar 'i lehtë' për tu mbuluar,paçka golit me Atalantën,që gjithsesi tregon se luan futboll,por jo për lartësinë që Milan pretendon. Sa për Jasharin,nuk di ç'të them se a është ai një lojtari i duhur për Milan dhe nëse është ai që të na nderoj ne shqiptarët me një skuadër të madhe si Milan!? Këtë do ja lemë kohës,por në ndeshjen e parë që i kam parë me Milan nuk më ka bindur,nuk ishte i sigurtë në mbajtjen e topit,e dorzonte shpejt atë dhe pasonte vetëm paralel. Ndoshta e kam parë gabim,ndoshta emocionet e ndeshjes parë,por mendoj se lojtarët e ardhur nga Zvicra,për mua janë si lojtarët e serisë C në Itali. Megjithatë i uroj sukses dhe fat atij se është shqiptar dhe ata duhen mbështetur,pavarsisht çfar pres e dua,se unë jam tifoz i 'çmendur' i Milan dhe pres të shoh dhe një herë Milaninin e 'çmëndur' te Capello-s,të cilën shpresojmë ta ngjallë pse jo edhe një shqiptar. Gjithsesi 'shoku' Tare 'welcome to Milan' dhe na bëj krenar jo vetëm si tifoz i Milanit,por edhe si shqiptar,si pjesë kjo e karakterit tonë të fortë për mbijetesë!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje