Milani ka hedhur një tjetër hap të gabuar në garën për titull, duke barazuar për të dytën ndeshje radhazi në kampionat, kësaj radhe 1-1 me Atalantën.
Takimi i luajtur në Bergamo nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për të besuarit e Allegrit, të cilët kaluan në avantazh me anë të një goli të Riccit në minutën e 4’.
Gjithsesi, barazimi erdhi në minutën e 35’ nga ylli i bergamaskëve, Ademola Lookman.
Kuqezinjtë tentuan disa herë që t’i afroheshin për herë të dytë avantazhit, por nuk depërtuan dot në mbrojtjen zikaltër.
Në këtë takim pati minuta dhe për Berat Gjimshitin, me kapitenin e Kombëtares shqiptare që çuditërisht nuk u aktivizua titullar nga fillimi.
Kështu Milani qëndron në vendin e tretë me 18 pikë, duke e parë Napolin tashmë tre pikë larg në krye të tabelës.
Krimi qe beri Milani ne kete sezon ishte marrja e Tares, nje ordineri qe nuk e ka piken e idese se futbollit, shikoje listen e lojtareve qe ka marre, shikoji resultatet, humb me cremosesen ne shtei, barazon me pisan, me ekipe qe rrezikojne te bien nga kategoria, per mua ishte nje humbje per atalanten qe nuk fitoi mbreme me nje ekip ordiner sic eshte Milani,