
Gazetari sportiv, Altin Sulçe ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Sulçe u shpreh se ndeshjet më të bukura të Kombëtares ishin ato ndaj Çekisë dhe Polonisë.
‘’Kjo nuk ndodh cdo ditë. Ka ndodhur dy herë, një herë me De Biasin dhe një herë me Sylvinhon. Këtë radhë më fort me një futboll më imponues. Sylvinho është njeriu që orkestroi gjithë këtë sukses.
Sylvinho ishte njeriu i përulur. Kujtojmë se De Biasi ishte 5 vite në Kombëtare, kurse Sylvinho e bëri më shpejt. Ndeshjet tona më të bukura kanë qenë me Çekinë dhe me Poloninë. Të gjitha skuadrat në europian janë të forta’’, tha ndër të tjera Sulçe.
Po patjeter me futboll imponues. E pame te dy ndeshjet e fundit ku kundershtaret na bllokuan godirjet nga distanca dhe ne pastaj sbeme asgje u kthyem ne identitet. Edhe me Polonine dhe Cekine po te mos kishim shenuar me goditjet nga distanca asgje sdo kishim bere. Shpresoj te mos turperohemi me goleada ne Europian.