Gjasula: Shqipëria është më lart se Islanda dhe Izraeli, duam 4 pikë në dy ndeshjet e radhës

3 Qershor 2022, 15:05Sport TEMA

Gjasula: Shqipëria është më lart se Islanda dhe Izraeli,

Mesfushori Klaus Gjasula, ka folur para mediave në prag të sfidave në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria do të luajë fillimisht me Islandën dhe më pas me Izraelin.

Në fjalën e tij, Gjasula deklaroi se Kombëtarja kuqezi është më lart dhe favorite ndaj rivalëve të grupit. Ai u shpreh gjithashtu se në dy ndeshjet e radhës, do të kërkohen minimumi 4 pikë.

"Po unë tani mund të them që Islanda dhe Izraeli janë më poshtë se ne, ne jemi favoritët. E dimë që në të kaluarën ka qenë gjithmonë e vështirë me kombëtaret më të vogla, por ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar ndeshje të mira. Jam optimist dhe besoj se do të fitojmë.

Një ndeshje me Islandën duhet të marrim një pikë me patjetër, por do të tentojmë të marrim tre pikë të plota. Duam minimum katër pikë nga 6 pikët e mundshme. Islanda luan shumë fizikisht, ata janë fizikisht shumë të fortë dhe luajnë në mbrojtje. Duhet të kemi kujdes që të mos bëjmë gabime dhe të shohim lojën tonë.

Nuk po luajmë kundër Spanjës që të studiojmë se si luajnë apo jo. Ne kemi besim te vetja jonë dhe do të japim maksimumin. Asllani është një çun i ri, ka shumë talent. Është mirë që është në Kombëtare. Çdo lojtar shqiptar që ka kualitet, e presim këtu (qesh). Tani nuk e di si do e vendosë trajneri, si do të luajmë, ata na japin forcë dhe kanë cilësi.

Secili e dimë se çfarë mundësie kemi në këtë grup, nuk kemi shumë presion, nuk kemi asgjë për të humbur. Prandaj, ne do të jemi optimist dhe do të provojmë të nxjerrim maksimumin", u shpreh Gjasula.

4 Komente

  1. R
    Roberto

    O Gjasula ! Jo kater por gjashte pike i uroj kombetares por vetem hiqni dore nga deklaratat e parakohshme dhe mos fluturoni me pras ne bythe. A ka mundesi te thoni qe ne do japim maksimumin ne keto ndeshje??? Nuk duam te fryhemi si gjeli dhe te zhgenjehemi me vone e te fillojme t'ja veme fajin njerit apo tjetrit. Ulni koken punoni sa me shume ne grup dhe mos neglizhoni as sekonden e fundit ne ndeshje. Suksese Kombetares.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sportedashesi

      Gjasule:Ju mund te keni pretendime sepse keni deshire te madhe per fitore,por qe te fitosh duhet te luash me topin e qe fatkeqesisht asnje lojtar i Kombetares nuk di te luaj me te!Kontrolloni videot e ndeshjeve te shkuara dhe do te kostatoni qe minimalisht ne takimin e dyte me topin lojtaret e Kombetares ose e japin pasin gabim ose e nxjerrin jashte kontureve te fushes!Kjo jo vetem per fajin tuaj por per pergatitjen qe keni ne grumbullimin e Kombetares ku fale mefshtesise se trainierit qe ju drejton dhe atij e ju pergatit gjate stervitjeve ,ju kur zbrisni ne fushe kerkoni te jipni gjithka nga vehtja individualisht dhe asnjehere si ekip!Pra kushdo nga ju merr topin dhe vjen nje moment qe nuk dini ku te shkoni,fale edhe lojes pa top qe le shume per te deshiruar.Ndaj eshte tjeter deshira qe te marresh kater pike ne dy ndeshje dhe tjeter mundesia per ti marre ato.Kundrejt respektit qe kam lini shume per te deshiruar ne lidhje me qarkullimin e topit ne fushe!Deri me tash pavaresisht perpjekjeve na keni treguar qe luani hidh top prit top,ose nxire jashte vijave kufizuese te fushes.Te gjithe ekipet e vendeve fqinje te vogla apo te medha dijne te qarkullojne topin ku tashme eshte kriteri kryesor per te hyre ne fushe e per te dezikuilibruar kundershtarin duke pretenduar per te shenuar.Ndoshta elementi nuk mungon ndersa drejtimi qe nga aai qe iu stervit e deri tek taktikat e trainierit lene shume per te deshiruar.Futboll pa asnje element futbolli vetem shpirt luftarak!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Ore ate duam qe te fitoni,po futbolli behet ne fushe. Ju flisni si brazili e luani si Malta. NE kemi mbrojtesa dhe deri diku mesfushe,me baren qe Luan SA Ka fuqi. Gjasula eshte dhe I ngathet dhe nje pasim tamam Sben dot. NE sulm pa brojen qe se fut KY trapatoni jone si Ben dot gol islandes se ata te.mbysin vec me force fizike qe se Ka cikalleshi ,dhe pse me pelqen si lojtar se.luan me zemer dhe.pa hile.

        Përgjigjjuni
        1. Kur jeni me lart pse vetem 4 pike? Declarata kot

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje