Golashënues në Spanjë, dy klube të La Liga-s në sulm për Uzunin

28 Dhjetor 2022, 15:18Sport TEMA

Golashënues në Spanjë, dy klube të La Liga-s në sulm

Të udhëheqësh listën e golashënuesve në Ligën e Dytë spanjolle është një arritje e jashtëzakonshme për një futbollist shqiptar dhe padiskutim kjo nuk ka kaluar pa u vënë re. 

Për rrjedhojë Myrto Uzuni, i cili aktualisht luan me Granada-n, po ndiqet nga disa klube të La Liga-s sipas mediave spanjolle.

Sipas ‘Estadio Deportivo’ beratasi po mbahet në vëzhgim nga Betis dhe Sevillia, dy klube që më herët kanë dërguar agjentë për ta ndjekur futbollistin teksa shënonte me Granada-n. 

Aktualisht 27-vjeçari ka një kontratë deri në 2026, por kjo nuk e ka penguar klubin që të vendosë çmimin. 

Në rastin e Betis dhe Sevillia-s duhet të pagujnë 18 mln euro, ndërsa klubet e tjera të interesuara nga Liga e Dytë spanjolle ka një çmim prej 12 milionë eurosh. 

Në janar të 2022 Granada pagoi 4 milionë euro për ta marrë nga Ferencvaros dhe kjo shihet edhe si një mundësi e mirë biznesi.

Lini një Përgjigje