Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë nga Çekia, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, përfundoi 2-0 në favor të çekëve. Në përfundim të ndeshjes, për mikrofonin e SuperSport foli mesfushori Qazim Laçi.
"Nisja me gol na prishi lojën që menduam. Duhet të niseshim më mirë pasi e dinim që ata do luanin me topa të gjatë. U munduam, por nuk e bëmë mië.
Kishim edhe një aksion me Bajramin që goditi dhe ishte afër golit. Fillimi i keq na prishi, por më pas patëm edhe raste shënimi. Me golin e dytë mbaroi loja.
Çekët më njihnin, sot Asllani bëri mesfushorin e avancuar. U munduam, por nuk na eci.
Fillimi i lojës me topat e gjatë nuk ndihmuan shumë. Humbëm shumë topa të dytë dhe na iku pak loja. Pas golit arritëm disa minuta të qarkullojmë topin, patëm raste. Me rastin e Asanit mund të bënim një gjë më të mirë, por ajo 2-0 na fiku dritat", tha Laçi.
Ne jemi pa portier!!!!
Ishe per turp o Qazim .Nese nuk je ne gjendje te luash kunder ekipit te shtetit ku ha buke me mire gjej nje justifikim dhe mos luaj se sa te jesh vetem fizikisht ne fushe.