Nga Aleko Likaj
Një histori e pazakontë dashurie, në distancë! Deri ne kufijtë e të pabesueshmes. Por aspak e panjohur. E rrallë për atë kohë, por edhe me një personazh nga më të njohurit në fushën sportive të futbollit botëror, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në lojën magjike. Gerd Myler, një nga yjet që sapo nis të përshkëndis asokohe në futbollin gjerman, nuk e kishte menduar asnjëherë se, në vendin më të izoluar e hermetik të Ballkanit, do të njihej me një vajzë shqiptare, e cila jo vetëm që i trazoi jetën atij, por edhe e “shkatërroi” atë.
Ngjarja në fjalë është lakuar disa herë në shtypin gjerman, anglez dhe europian, e midis yjeve të at’hershëm të futbollit të këtij vendi, por edhe në atë shqiptar. Madje sot gjenden edhe personazhe nga bota e sportit, e bashkëkohës në aktivitetet të asaj kohe, me “Mylerin e Madh”, të cilët e pohojnë këtë histori. Madje edhe në medjat tona.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada, historia e dashurisë së futbollistit gjerman, me vajzën krejtësisht të panjohur shqiptare, diku në ambientet e brendshme te Hotel “Dajti”, vazhdon që të përmendet edhe tani. Këtë here, një gazetë periferike në perëndim të Francës, përmend faktin se; “Ylli futbollit gjerman, vjedhësi i golave dhe tmerri i vërtetë i portave kundërshtare, ishte i trazuar nga dashuria, për një vajzë të vendeve nga Lindja, të cilën e kishte njohur sapo kishte shkelur në kryeqytet. I është mohuar kjo dashuri, jo nga e sapo njohura, për nga vetë shteti komunist i asaj kohe”!
Gerd Myler, një futbollist krejt i ri dhe i konsideruar si një nga talentet e të ardhmes gjermane, ka mbërritur në Shqipëri, në vitin 1967. Nuk dihet se pse Helmut Shëni, i madh, trajner i përfaqësueses në atë takim, përballë modestes shqiptare, ku drejtonte i madhi ynë Loro Boriçin, nuk e aktivizoi Mylerin?! Pas dy ditësh në Hotel “Dajti”, vendi ku ishte akomoduar ekipi i përfaqësueses gjermane, ai ka mundur që të qëndronte në stolin e rezervave në atë takim.
Por nuk i ka ardhur keq, që nuk ka qenë në fushë. Mbase aty në stol, ndërsa topi lëvizte në hapësirat e fushës tek të dy ekipet, ka patur mundësi që të përjetonte një tjetër ndjenjë, pas njohjes e takimit me një vajzë shqiptare, e cila i a ka robëruar menjëherë zemrën djaloshare. Ndoshta bukuria e saj, sharmi i një vajze krenare, e kanë bërë yllin e së ardhmes së ekipit të huaj, që të vuaj shpirtërisht. Në vend që të mendonte për skema, ku mund të kalonte topi, që të gjente rrugën e rrjetës të portës së vendësve, ai me siguri mendonte e thurte plane e skema njëkohësisht, për të siguruar qoftë edhe në një moment të vetëm, takimin që e tundonte dhe po e sfiliste, me vajzën që i kishte hyrë tashmë në ëndrrat e tij.
Nuk dihet në se këtë sekret at’ çast, ai e kishte zbuluar dhe ndarë me të tjerët, shokët e ekipit, mikun e tij, Franz Bekenbauer, Netzerin apo Overatin, që ishin në zenit të shkëlqimit të tyre, duke e bërë Gjermaninë Perëndimore, të rëndësishme në fushën e blertë dhe një ekip trofesh. Por të nesërmen e ndeshjes, ai është larguar, jo më shumë i shqetësuar nga ai barazim, se sa nga “braktisja e vajzës së zemrës”!
Pastaj do të duheshin plot katër vjet, që të prekte sërish tokën shqiptare. Mezi e ka pritur. Në vitin 1971, Gjermania Perëndimore, rikthehet në tokën shqiptare. Këtë herë pa Shenin e madh. E plotë dhe me përforcime tepër serioze, për të realizuar objektivin e vet. Ndërkohë që Gerd Myler, tashmë është një futbollist i famshëm, në të gjithë botën. Nga më të rëndësishmit në strategjinë e futbollit të skuadrës gjermane. Njeriu gol.
Ekipi shqiptar nga ana tjetër, mendon për të. Për neutralizim total.
Një prej mbrojtësve tanë më me emër të asaj kohe, Bujar Canit, i ngarkohet detyra, që ta ndalojë Mylerin. Madje për shkëmbim; “rregullimin e biografisë”, pas kësaj. Gjë që nuk ndodhi në fushë. I “përhumburi” Gerd Myler, që deri në minutat ku loja po shkonte drejt fundit të saj në baraspeshë, në një sparkatë në krahun e majtë të portës, gjysëm i shtrirë, ka devijuar dhe i ka ndryshuar drejtimin topit, për ta përplasur në rrjetë. Mbase edhe për t’i kujtuar vajzës shqiptare, e cila duhej që të ishte para ekranit, se ishte një futbollist i madh, dhe se e meritonte një vend, në zemrën e saj të drobitur…!
Pas kësaj, ekipi gjerman u kthye në Hotel “Dajti”, triumfator. Protagonist ishte njeriu që kishte tentuar dashurinë shqiptare, në të njëjtin vend, me një prej vajzave të personelit të tij. Hoteli atë mbrëmje, pa tjetër që ka mundur t’i rezervojë dashnorit-futbollist, një çast tjetër magjik, fshehje nga “syri shqiponjë”, i njerëzve (të Sigurimit të Shtetit), që kontrollonin gjithçka tek të huajt. Nuk dihet në se kishte rënë në sy të tyre, historia e gjermanit me vajzën e hotelit, deri në atë çast, por dihet mirë, se pas largimit te ekipit gjerman, në tavolinat e Sigurimi të Shtetit dhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe, ishte zbardhur romanca e dashurisë së Gerd Mylerit, nëntë herë “Këpuca e Artë e Europës”!
Mund që të jetë bërë edhe objekt bisedimesh, në njerëz të veçantë, funksionarë të lartë, apo anëtarë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, që kishin në varësi Ministrinë e Brendshme dhe Sigurimin e Shtetit. Njoftimi duhej që të ishte i plotë, ku përfshiheshin të tre ditët e qëndrimit të skuadrës gjermano-perëndimore, në ambientet e brendshme te Hotel “Dajti”-t, me vajzën që shërbente në atë lokal. Ndofta ka shërbyer vetëm një çast, që e ka tradhtuar këtë dashuri të heshtur e të mbyllur, e më pas hetimet kanë hedhur dritë, mbi lidhjen që kishte filluar katër vite më parë.
Ndërsa Myleri po largohej nga Rinasi, është ndjerë keq shpirtërisht, edhe pse u kishte dhënë shokëve të tij dhe ekipit, tre pikë të çmuara, pasi kishte lënë diçka nga vetja, diku atje në mes të Tiranës. Kishte mundur dhe ishte mundur. Kishte mundur ekipin shqiptar dhe ishte mundur nga një vajzë, po shqiptare! Me këtë “plagë” në zemër, pastaj, do të jetonte ditë të këqija, në jetën e tij sentimentale. Ndërsa emri i tij, kishte zënë pozicione të reja popullariteti, edhe në futbollin botëror.
“Mbreti” i golit, që shkatërronte ekipe dhe emra të mëdhenj në skakierën futbollistike, jetonte me një “plagë” në zemër, që shumë pak vetë e dinin. Ky intimitet po e lodhte dhe po e sfiliste. Ashtu si gjithë dashnorët e kësaj bote mjerane, divi i futbollit gjerman, jetonte të kaluarën, çastet që kalonte në fshehtësi atje në Hotel “Dajti”, në qendër të kryeqytetit shqiptar, një nga vendet komuniste më të izoluara dhe të varfra gjithashtu, të Ballkanit.
Shpesh herë në intervistat e shumta, që jepte indirekt për jetën e tij, atë të fshehtë dhe të mbyllur, theksonte se; në Shqipëri, femrat ishin të bukura. E kishte përsëritur disa herë këtë gjë, si në Tiranë, ashtu edhe më vonë në Gjermani, apo para mediave të huaja. Siç duket kishte një arsye, se përse ta bënte. Por fati me sa duket, po e dënonte. Ekipi përfaqësues i Gjermanisë, nuk po bënte pjesë më në grup me shqiptarët. Çështje shorti. Por as edhe ndonjë nga ekipet gjermane që luanin në ligat europiane, nuk po përballej me ekipe nga vendi, ku ndjehej tej i dashuruar.
Kur po ndjente që po i afrohej tashmë edhe fundi i karrierës, dhe pasi kishte luajtur për një kohë në kontinentin e largët përtej Atlantikut, me ekipe amerikane, mëson se skuadrën e ‘HJK Helsinki’, shorti e ka vendosur përballë ‘Flamurtarit’ tonë, në Kupën e Kupave të Evropës. I u duk se pa një dritë, në fund të tunelit të dashurisë së tij. Këtë herë nuk mund që ta humbte këtë shans. Ishte vitit 1985, kur kishte vdekur edhe diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha. Por ndonjë nga shokët e miqtë e afërt, që i a dinin hallin këtij dashnori klasik, që si futbollin, e kishte edhe këtë një perëndi, me siguri nuk i a ka rekomanduar, këtë marrëzi.
Gerd Myler, i vendosur tashmë në skemën e tij, hyn menjëherë në tentativa, dhe arrin që t’u mbushë mendjen drejtuesve të ekipit finlandez, që të jetë në përbërje të grupit të tyre, për të udhëtuar drejt Tiranës. Ishte i sigurt që vajza e zemrës e priste atje, edhe pse nuk kishte mundur që të kontaktonte me të, asnjëherë, që nga ai vit i largët, kur kishte lënë për herë të fundit tokën shqiptare. Kjo edhe për shkak, se ajo tashmë ishte në ndjekje të shumëfishtë, nga Sigurimi i Shtetit shqiptar. Por shtypi sportiv i ditës në Europë, që qëmton dhe publikon pikërisht qëllimin e vizitës së Yllit të futbollit gjermano-perëndimor në Shqipëri, ndofta i’a “dogji kartat” në duar, dashnorit të përvëluar.
Me siguri që në Tiranë, është gatuar mosardhja. Ai tashmë figuronte në skedat e Sigurimit të Shtetit, e dikush nga “lart”, ka dhënë edhe urdhrin fatal. Ndërkohë që popullariteti i tij në gjithë Shqipërinë, e kishte kthyer atë në një mit. Në qytetin e Durrësit, ishte ngritur edhe shoqata me emrin e legjendës gjermane. Shteti i asaj kohe, në agoni të plotë, me siguri që ka bërë një lloj kompromisi me veten, ndërsa kanë lënë të “legalizohet” kjo shoqëri, me emrin “Gerd Myler”, si për t’i thënë jo vetëm atij, se ishte “i papërlyer” në Shqipëri, dhe se historia e tij, as që edhe ishte diktuar.
Ky futbollist i madh, që me magjinë e këmbëve të tij, kish rrëmbyer zemrat dhe mendjet e mijra shqiptarëve, nuk kishte mundur që të bëhej më pas, ndoshta edhe dhëndëri i tyre. Të pafat, të dyja palët?! Kjo ishte një goditje tej e madhe për njeriun-gol, madje tronditëse e fatale. Më pas, ai nuk mund që ta përballonte dot këtë, dashurinë e tij të humbur, ndaj tashmë pa asnjë shpresë, se mund që ta ri takonte sërish vajzën që i tronditi ëndrrat djaloshare, u lëshua në “krahët” e alkolit. Kërkonte shpëtim aty. Ishin vite të një depresioni të madh e të fuqishëm, që së bashku me alkoolin, e shkatërruan dhe e rrënuan tërësisht si njeri.
Miqtë i ka pasur kurdoherë pranë. “Kaizeri” Frans Bekenbauer, e shkëputi më pas, duke e afruar pranë dashurisë së tij të parë, topit magjik, si këshilltar e specialist. Atje ku qëndroi për vite me radhë. “Tashmë që i është afruar moshës së tretë, është kthyer si një ‘qengj i butë’ dhe i vëmendshëm, madje edhe i heshtur”, shkruante shtypi i huaj europian para disa vitesh, që nuk i a ka kursyer asnjëherë kronikat rozë, në qendër të Tiranës. Po kush është vajza, që e tjetërsoi dhe i a prishi ëndrrat djaloshare, dhe e bëri që të vuaj, legjendën e futbollit, Gerd Myler?
Kronikat që e kanë ndjekur pas gjithë këtë histori dashurie, do ta quanin me emrin “Hojna”, shqiptaren bukuroshe të Hotel “Dajti”-t. Ndërkohe që ish-pjesëtarë e punonjës të Hotelit, rezidencës së të huajve në atë kohë, nuk pranojnë që ta kenë njohur me këtë emër, ndonëse historia pëshpëritej edhe në ambiente të mbyllura futbollistësh, edhe tek ekipi përfaqësues shqiptar. Por Myleri i madh, kështu e ka prezantuar atë, që ka njohur dhe takuar në vitin 1967, dhe katër vite me pas. Ta ketë gënjyer vajza, për emrin e vërtetë të saj, për shkak të frikës?!
Apo vetë Ylli i kombëtares gjermano-perëndimore, e ka prezantuar me këtë emër, edhe ky për të njëjtin shkak, qe ka pasur edhe e dashura e tij, duke i a ruajtur të fshehtë e të gdhendur, brenda mureve të zemrës së tij?! Dilemat janë për t’u zgjidhur. Në këtë mes, nuk përjashtohet edhe mundësia, që e “dashura” e Mylerit, mund që të kishte qenë veçse një punonjëse e fshehtë e Sigurimit të Shtetit shqiptar, nga ato që ishin me tepri në ketë ambient e mjedis të huajsh, të cilët kontrolloheshin si në vrimë të gjilpërës, për ta tërhequr djaloshin, që vinte nga veriu i Europës, si talenti i së ardhmes.
Edhe pse nuk duhet që të jemi skeptik për këtë të fundit, gjasat janë! Kjo do të ishte më tepër se sa fyese, për një Yll Bote, si ai! Nuk dihet më pastaj, se si vazhdoi kjo sagë dashurie, midis Gerd Mylerit dhe punonjëses së hotelit shqiptar, pas shumë vitesh, atëhere kur u rrëzuan muret dhe komunizmi ra si një dinozaur prej letre. Të paktën këtë here, nuk kishte kush t’i pengonte zemrat e lidhura në një dashuri, gati të përjetshme. A erdh’ dhe e shkeli sërish tokën shqiptare Myleri, në kërkim të asaj që kishte humbur këtu e 43 vjet më parë?!
Të paktën për të mësuar të vërtetën. Qoftë edhe e hidhur kjo. Por ai nuk është prononcuar më. Aq më tepër që të flasë, për të shkuarën e jetës së tij. Kjo mbetet ende enigmë. Të tjerat dihen tashmë. I gjen në shtypin e kohës, madje edhe këto vitet e fundit. Gazeta franceze “Sud West”, e ripohon sërish këto ditë, këtë të fshehtë të Gerd Mylerit te Madh, po pa e caktuar vendin e vajzës së ëndrrave të trazuara e, dashurisë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror, i ndarë nga jeta në moshë 75-vjeçare nga Alzheimeri, më 16 gusht 2021, prej të cilit vuante prej më shumë se dhjetë vitesh.
Eshte e vertete ajo vajza eshte tani dhe ka nje lokal te 11 janari fast food Nga dajti ka shkuar te 15 katshi. Ka emer lule.
Artikull i shkruar nga nje idiot Myler donte ti kepuste nje te qare asaj ate nate dhe ju e beni dashuri te thelle.
Pse nuk flet me fakte, kujt I tha Myleri se iu dogj shpirti per nje vajze qe fjeti nje nate te vetme, apo nje ore? Brockulla, te gjithe sportistet shkojne me punonjese hoteli per nevoja personale.
Po Myleri a krijoi familje ne Gjermani? Apo jetoi deri ne fund me "endrren shqiptare"?
Shkrove gjithe kete roman dhe nuk pashe asgje konkrete per çfare f-do te flitej. Enigme edhe shkrimi, ndoshta per ta klikuar si bejne edhe kurvat qe vene veten foto me breke transparente sikur çoç do tu shohin: nje vrime si e lopes !
po cbukuroshe shqiptare shkruani o reota kari. Kjo eshte histori me kurva
Hahahha e verteta kjo eshte
Ky shkruesi i "përjetoka" ndijesitë e shpikura të Myler--it sikur të ishte vetë Myler-i, çfarë "hartime" të shpifura!!! Shumë nivel i ulët!!!
Hahaha epo te jete kaq rrocke .ari, ky artikull shkruesi o shokeni, nuk na e rrok mendja. Megjithate bravo i qofte, na beri ta lexojme, por vecse ne respekt te te madhit Myler.
Ky qenka koqe kanari ose eshte nje legen,i cili i kujton shqiptaret budallenj !! Pra Myleri i madh paska pritur simbas ketij koqes,qe nga viti 1967 deri me 1985,plot 18 vjet me endren per nje vajze,te cilen vetem sa e kishte pare nje here ne vitin e larget 1967 !!!
Mban erë inferioriteti!
Provincialiteti, me sakte.
Myleri nuk ka ardhur ne Shqiperi ne vitin 1967. Qe ketu bie "romanca" e historise se Mylerit ne Tirane.
O tranguj eshte histori e vertete. Fare mire mund te mos ishte sipas botkuptimit tuaj por eshte e vertete pastaj sterhollimi dhe veshja me mister I shton fantasize por nuk I heq vertetesine. Atehere ne ato vende si kjo vajze punonin vetem njerez te besuar ose informatore sic mund te kete qene kjo femer. Kjo histori po te mos ishte nuk do I plaste askujt por kane shkruar ne Gjermani dhe ketu njeri ishte dhe ai katundar gjerman qe dashuroj per fat te keq nje vajze te gabuar. Mbase askush se kujton por dhe nje lojtar I rendesishem I kombetares polake ka pasur babain shqiptar Buncol . Baba nje inxhinier korcar I martuar me nje polake arrestohet per agitation e propaganda dhe gruaja bashke me djali riatdhesohen ne Poloni. Ne vitin 1985 bridhte rrugicave te Tiranes me nje fuks qe si ndahej nga pas.
shkruajne per te marre leke
Po ja fusni gazit trupor kot me keto komente se ose nuk ju interesojne ose nuk dini te shkruani. Aleko Likaj eshte nje person e shkrimtar i respektuar me shume libra,romane proza e poezi…eshe nuk ka shume nevoje per leket qe ju mendoni. Ka pothuajse 30 vjet qe nuk jeton ketu.Po ta vini re me dhe shembujt e gazetave franceze te pakten se atje jeton. Nuk po thote njeri qe ky artikull eshte brilant por ju dhe nuk dini te lexoni. Ose lexoni si te doni juve.Dmth te gjithe ju keni te drejte e vetem ky tipi qe ka shkruar ja paska fut kot…vazhdoni beni ham ham kot se Aleko nuk e rruan per klikimet apo parate tuaja…Tipi shkruan se e ndjen te shkruaje. Un e nuk e njoh fare Tiranen e asaj kohe se ne 67 nuk kisha lindur akoma…por gjithe kjo prepotence shqiptare e juaja…si gjithmone hunde-perpjete prandaj nuk ben hajer shqiptari…nuk te degjon asnjehere deri ne fund,mer zjarr kot pa pike lidhje dhe tu bo gangsterin apo kurvarin sec i duket vetja…vari loqet dmth se vendin tone po kik e bene te huajt,mori fund…se memketo mend qe ka shqiptari as ne hale nuk shkohet…ketu ka njerez me 4 klase shkolle qe kerkojne te japin masterklas kur nuk shkruajne dot emrine e vet!
Den debili ,komentuesit kerkojne thjesht fakte jo thashetheme kurvash,e thashe edhe me pare qe ky lapsaxhiu as sa kepuca te arta nuk e di sa ka marre Gerd Muller dmth qe ketu i hiqet viza ,se çfarë ka bere pak ju intereson njerezve eshte thjesht nje thashethem i asaj kohe.Une verifikova ndeshjet qe Shqiperia ka luajtur me Gjermanine ne 1967 dhe gjeta vetem 2 ndeshje ,Gjermani - Shqiperi 6-0 dhe Shqiperi - Gjermani 0-0 .Minimum qe duhet te bej nje gazetar kur shkruan nje artikull.Ti qenke nje bole qe vetem tru nuk ke
Shkrim koti fare Me mush faqen e gazettes
Ekipet ne ate kohe vinin per 2-3 dite nga te cilat nji dit e kishin stervitje nje dite ndeshje. Gjithsej koha per te dale dhe per te nejt taverna e Dajtit (pa llogarit gjumin) nja 10-12 ore. Ne kto 10-12ore, Myleri mund ti kete fut nonji tegel ksaj shoqes dhe kaq. Ktij katnarit si ka ik akoma ndjenja inferioritetit dhe shkru gjith ket carcaf sikur po shkru per Alain Delon dhe Romy Schneider.
Ekipet ne ate kohe vinin per 2-3 dite nga te cilat nji dit e kishin stervitje nje dite ndeshje. Gjithsej koha per te dale dhe per te nejt taverna e Dajtit (pa llogarit gjumin) nja 10-12 ore. Ne kto 10-12ore, Myleri mund ti kete fut nonji tegel ksaj shoqes dhe kaq. Ktij katnarit si ka ik akoma ndjenja inferioritetit dhe shkru gjith ket carcaf sikur po shkru per Alain Delon dhe Romy Schneider.
E lexova deri ne fund se nuk me besohej qe ky Aleko Likaj te ishte kaq kar nga trute! Por ja qe ka edhe te tille kara mos u cudini.
Lani kapedani. Shqiptaret nuk jane inferior. Germanet jane Fodulle, ka arsye pse humben dy leftera boterore
Ishte periudha kur Toren, Thimin dhe Baqin i rekrutonin per kamariere te Dajti kur vinin ekipe te huaja ne Tirane.
Hahaha po kush te linte ne ate kohe ti afroheshe te huajve ne hotel.
Lapsaxhi rrugesh ,thjesht lloqe kavaje,thashetheme kurvash.Kerkova ne internet po nuk gjeta asnje shkrim apo artikull qe konfirmon theniet e ketij boles. Por gjeta qe Gerd Muller eshte martuar ne vitin 1967 ,pikerisht ate vit qe pretendon lapsaxhiu per dashurine e tij me bukuroshen shqiptare.Qe nje artikull te behet i bindshem duhet qe te pyeten personat qe kane punuar ne ate kohe tek hôtel Dajti, nqs ka artikuj qe flasin per kete ngjarje duhet ti citosh qe edhe lexuesi te bindet duke i lexuar vete.Tjetra o lapsaxhi rrugesh mjafton te verifikosh ne internet qe Gert Muller e ka fituar 2 here kepucen e arte dhe jo 9 here siç thua ti.Je thjesht nje fillestar por edhe pak KAR.
Mjaft mor debil sikur te shau jot eme. Trecereku i futbollisteve derra kurvare jane s'ka ndonje gje per t''u cuditur se shkoi ky shemtaraqi me nje shqiptare apo dhe se ju fiksua.
Helmet Shën, ka qenë trainer kur Gjermania fitoi 1- 0 ne Tiranë.Dhe në 1974 , ku fitoi Kampionatin Botëror
Duket i njejti patos, si ketu si ne linkun me poshte. https://storiedicalcio.altervista.org/blog/il-bomber-e-la-cameriera-la-storia-damore-impossibile-di-gerd-muller.html
nuk e di , por pervec historise une lexova me se shumti nje tregim , dhe per kaq them se u kenaqa. te tjerat nuk me interesojne.
Aleko te krypsha trute!
Dikur ishte Shqipëria natyrale, s’të lejonte shteti të marrësh një të huaj, tash jena ba si në sfrikë plot zezakë afgan, e sirian. Duhet Enveri për atë vemd, shumë shpejt do shuhemi si komb.
komplekse inferioriteti...thashetheme
Cfare ka per inferioritet ketu mor idiot? Nuk e dike kuptimin e fjales. Ju ofendua kurvari futbollist i Gjermanise ketyre zhulsave.
Kjo e gjitha eshte nje histori e vertete. Ka ndodhur. Na e ka treguar njeriu i familjes sone Din Zhega, ish futbollist ne ate kohe i kombetares sone dhe me vone tranier i saj. Madje Gert Muler pasi na beri nje gol ne ate takim kur kthehet i jep edhe nje te puthur punonjeses se hotelit, natyrisht me zor dhe kete fakt e dine shume nga lojtaret tone te kombetares. Vajza qe ishte mbese e nje aparatçiku te larte te regjimit te asaj kohe u largua menjehere nga Dajti dhe dij se ka punuar pastaj ne bllok pas nje depresioni qe kaloi nga ajo ngjarje. Me vonë e martuar dhe me femije ka jetuar disa vite në Athine. Se ku ndodhet tani nuk kam ndonje informacion. Por eshte e vertete qe muler edhe ai kaloi ne depresion dhe i u qep alkolit. E thirri dhe e mbajti pas vetes miku i tij i ngushte Franc bekenbauri dhe per shume vite ka qene prezent ne median gjermane si analist dhe bashkekomentator, por i shkateruar dhe i degraduar. Ketu miqte e mij gjermane ku jetoj edhe une dine diçka nga historia e tij me nje vajze nga nje vend i lindjes qe ka qene ne ate kohe komunist. Me tregojne se dikur ne nje emision kur Myleri u largua perfundimisht edhe nga ekranet dhe kishte probleme me shendetin, ështe folur dhe për një vajze qe i kishte rene ne koke yllit gjerman te futbollit si dhe rastin qe Gerti beri çmos qe te shkonte me nje ekip te nje vendi tjeter per kupat e europes, por qe qeveria komuniste e atij vendi nuk i dha vizen qe te shkelte ne token e tyre. Por unë bêj çudi... Autorin nuk e njoh. Dij qe shkruan romane. Ne rastin konkret them se ka bere letersi duke mos na sjelle shume fakte. Tani, kesaj i bie, qe ose i dinte te gjitha, ose nuk ka patur informacion te plote per historine dhe ka preferuar te na josh me nje refim alla letraresk. Kaq per kete histori. Vajza u kursye per shkak te familes se saj dhe u fsheh nga regjimi, dhe besoj se ka dekumenta ne arkiva per kete fakt, ndersa mylerin e trajtuan si nje rrugaç dhe perdhunues ordiner. Pershendetje nga Dyseldorfi.