Fati e ka braktisur Armando Brojën sërish në momentin e tij më të mirë. Shqiptari po kalonte një moment fantastik te Everton, kishte rigjetur veten, por dëmtimi i pësuar kundër Peterbourg në një ndeshje që supozohej se do të ishte ajo ku duhej të shënonte dhe të rifitonte vetbesimin e plot, rezultoi fatal.
Ndërkohë trajneri i Everton, Moyes, ka dalë së fundmi në një konferencë për shtyp ku ka folur sërish për situatën e Brojës dhe mundësinë e rikthimit para kohe te Chelsea, pasi shqiptari do të mungojë për 8 javë.
“Për momentin nuk e kemi marrë ende një vendim të prerë. Nga bisedat që kemi pasur me zyrtarët e Chelsea, një mundësi është edhe rikthimi. Në këtë moment nuk është konfirmuar ende asgjë”, tha Moyes.
Çelsi ka plotësisht të drejtë në përgjigjen që i ka dhënë Evertonit. Kur u huazua, Everton kërkoj që rrogën derisa të kalonte dëmtimin dhe të fillonte aktivizimit me të t'a paguante Chelsea. Dhe kështu ndodhi, derisa filloi aktivizimin, Chelsea i qëndroj korrekt marrveshjes dhe i pagoi rrogën Brojes. Por ai u dëmtua përsëri. Tani Everton do që t'a kthej dhe rrogën t'a paguaj përsëri Chelsea deri në përfundim të kontratës. Të bukur llogjikë!
Po ku ishte momenti fantastik ai dy here ishte ne fushe dhe asnjehere 90 min . Assist zero gol zero gjithmone I demtuar . Ju gazetaret shqiptare I sillni ters me duket , lereni djalin te stervitet e te punoje fort qe te kthehet plotesisht ne formen e tij me te mire , te shenoje te fitoje ndonje ndeshje pastaj bejini levdata dhe artikuj . See ya later