Roko Vata ka bërë lëvizjen e duhur. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Rudi Vata po quhet “djaloshi i mrekullive” pasi po mahnit “Championship”-in”, (kategoria e dytë angleze).
Roko, vetëm 19 vjeç, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste deri tani me skuadrën e Uotfordit. Mbrëmjen e së martës, ai shënoi një supergol, që nuk ishte i pari nga jashtë zone për 19-vjeçarin me klubin anglez. Dhe pse skuadra e tij humbi 1-2 përballë Preston, Vata tregoi aftësitë e tij. Sulmuesi shqiptar shënoi një supergol në minutën e 90-të, ndërsa nuk kishte mbetur shumë kohë për të shmangur humbjen.
Faqja e kampionatit anglez shpërndau pikërisht golin e talentit shqiptar, që nuk ka nevojë për koment. Duke përfshirë edhe Kupën, Roko ka luajtur gjithsej në 22 ndeshje. Fillimisht si zëvendësues, ndërkohë në ndeshjet e fundit mesa duket ai ka fituar një vend titullari. Por, paraqitjet e tij nuk kanë si të mos vihen re në Angli. “Panorama Sport” mëson se Roko Vata është në monitorimin e skautëve të Mançester Junaitid.
Skautët e gjigandëve anglezë e kanë ndjekur nga afër ndeshjen me Fullhemit me Uotfordin, teksa Roko shënoi një supergol nga distanca. Që nga ai moment, Vata është duke u ndjekur sesi do të vijojë ecuria e tij, teksa për momentin po shkëlqen në Championship. Ndërkohë, familjarët e tij, kryesisht babai Rudi, është i mendimit se djali i tij duhet të luajë sa më shumë, të forcohet sepse është ende herët për të bërë hapin e madh.
Roko Vata përfaqëson kombëtaren e Irlandës me moshat. Talenti shqiptar ka luajtur për të gjitha grupmoshat, nga U-15, 17, 19 dhe së fundmi 21. Me paraqitjet e fundit dhe me perspektivën që ka, nuk është e largët dita kur ai të marrë një ftesë nga kombëtarja A e Irlandës, ndërkohë që nga ana tjetër, drejtoria teknike në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk ka bërë asnjë lëvizje për të. Rudi Vata është shprehur se asnjë ftesë nuk ka mbërritur më herët për të, ndërkaq pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në vijim, pasi Roko është një “xhevahir” që nuk duhet lënë i lirë.
Ehaaaa...ka 20 vjet qe do te na shesi te birin Rudi
Nese dardha bie nen dardhe, ky i bie te jete tradhetar si i ati, qe la shoket ne aeroport e cau ferren, e sot na flet sikur i biri eshte koke me koke me CR7
Ky ja zgjedh Irlanden dhe atje te rrije,sepse ketij Rrokos,per vullnet te te atit,nuk i bie asnje çik era shqiptar!!
Hajde Federate Idiotesh,hajde.Gjithe problemi me kete djale eshte se eshte Djali Rudi Vates,qe ka bere fjale me Duke Mafiozin.Per ti bxjerre inatin Rudit,dhe duke pritur qe ai ti luse Bythen Mafiozit Duka,ky Djale do digjet dhe do shkoje tek Irlanda ose Skocia.Nuk e diskutoj qe Rudi dhe i biri duan Shqipnine,por me Kurvat e Federates tone nuk merresh dot.Me vjen keq qe Sylvinio Nuk merr vete ne dore Ceshtjen dhe te shkoje te bisedije me Familjen Vata.Ai dhale eshte Lojtari me i mire Shqiptar ne kete moment,pas tije vjne Berisha i ri,Cristian Shpendi dhe pastaj Asllani.Te tjeret jane Kote Fare.
Ti “Landi” besoj do jesh Rudi Vata vete … promovoje me fort xhevahirin se pa te nuk behet Shqiperia.
Bravooo Tito.Po sa i zgjut qenke mor Dreq.Ke te drejte jam Rudi Vata,por me nje ndryshim te vigel:Kam 27 vite qe jetoj ne Kanada,ndoshte Kanadaja eshte ne GB,apo jo Tito.Mbani fort Dukat Brothers se ato do ju nxjerrin ne Selamet ju te Shqipnise.Mbas 2 ose 3 vitesh do me kujtosh kur ky djale te luaj me ndonje ekip te madh.Tung nga Kanada dhe mos u merzit se Djali Rudi Vates eshte,jo i joti.
Nuk. Bëhesh lojtar. I. Kombëtares. Se. do. Babi. Lere djalin te loze. Po. Ka. Per. Tu bere. Do. Tregoj. Koha. Futbolli. Eshte. Si. Te. Veshe. Ne. Universitetet. Prit. Te. Luaje. Ne. Ndonjë. Skuadër. Te. Pre lig. Te. Bej. Ca. Gola. Pastaj. Te. Enderoj. Per. Kombetare
Ekipi kombetar e ka nje trajner qe zgjedh lojtaret, po e pelqeu kete djale dhe po ky pelqen te luaj per shqiperine atehere hyjne ne pune mekanizmat e federates. Uroj qe ky futbollist te rritet ne futboll per te miren e tij ne radhe te pare e pastaj le te zgjedh ke deshiron nga ekipet kombetare, ai Irlanden e ka atdheun e tij ku ka lindur e ku te emen e ka po nga ky vend.
Yyyt me ktë të birin e mutit.
O Landi po cfare flet o i uruar sa talente dalin ne shtyp ne do ishim kampione Evrope. Te gjithe qe luajne me kombetaren keshtu kane filluar por me vone ju kane rene breket. Shoku nuk eshte aq e lehte shtypi i amplifikon sepse duke qene djale sportisti sheh tek ai nje talent por kaq fusha ti jep verdiktet pasi kalon nje fare kohe ne ate mosh qe eshte Roco nuk ka diferenca te medha perjashto super talentet e botes qe jane me gishta dale njehere te shohim se si do rritet pastaj i bejme llogarite.