Fitore me përmbyjse e Barcelonës, Liverpool në fazën tjetër, Juventus barazim ndaj Brugge

21 Janar 2025, 23:12Sport TEMA
Fitore me përmbyjse e Barcelonës, Liverpool në fazën

Ndeshjet e Champions League dhuruan emocione. Barcelona mund Benficën 4-5, në një sfidë që nuk këshillohet për njerëz që kanë probleme me zemrën.

Për të fituar këtë takim, katalanasve iu desh që të realizonin 3 gola në fund.

Liverpool kualifikohet në fazën tjetër, pas fitores 2-1 ndaj Lille.

Juventus barazoi pa gola ndaj Brugge, në një sfidë ku të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme në prapavijë.

Bologna përmbysi 2-1 Dortmund, me verdhezinjtë që vijojnë të mos jenë në formë. Atletico mundi 2-1 Leverkusen, ndërsa Zvezda-PSV përfundoi 2-3.

Lini një Përgjigje