Laçi sfidon Asllanin: Nuk kam folur me të, jam tifoz i Milanit dhe kjo më motivon

21 Janar 2025, 19:30Sport TEMA
Laçi sfidon Asllanin: Nuk kam folur me të, jam tifoz i Milanit dhe

Sparta e Pragës do të përballet me Interin në raundin e parafundit të fazës së kampionatit në Champions League.

Fati vë përballë njëri-tjetrit dy lojtarë të Kombëtares Shqiptare: Qazim Laçi kundër Kritjsjan Asllanit.

Laçi ka folur në konferencë për shtypin para sfidës që do të zhvillohet në Çeki, ku i është përgjigjur pyetjes nëse ka folur me Asllanin për këtë takim.

“Sinqerisht nuk kam folur me Asllanin. Është një shok në Kombëtare, por do të jemi kundërshtarë përgjatë 90 minutave.

Nuk mendoj se është ndeshje e pamundur me Interin. Në Itali jam me Milanin, prandaj kjo sfidë më motivon më tepër.

Interi ka një nga mesfushat më të forta, nesër do na duhet diçka më tepër për të konkurruar me ta.

Në opinionin tim, janë një nga skuadrat më të mira në Europë prej disa vitesh.

Ata i shkuan pranë dhe fitimit të Ligës së Kampioneve”, u shpreh Qazim Laçi.

1 Komente

  1. L
    Laci fiton rrespektin e tifozave

    kjo ka te bej me ate qe Laci jep ne Fushe ,qe ne cdo aspekt qendron shume me lart se asllani etj, sepse jep gjithcka ne fushe ,lufton e organizon sulmin motivon ate ,bej loje sulmuese . sa i takon se cilin ekip simpatizon, (Milanon) kjo s'perben arsye per mos komunikim me asllanin,porse kuptohet ,jane te rinj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje