"Ancelotti largohet nga Reali në fund të sezonit", media spanjolle jep lajmin e bujshëm

20 Janar 2025, 19:54Sport TEMA
"Ancelotti largohet nga Reali në fund të sezonit", media

Carlo Ancelotti ka vendosur të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Lajmi jepet nga radioja spanjolle "Onda Cero".

Edhe pse Ancelotti e ka kontratën të vlefshme deri në verën e vitit 2026, gjithçka do të mbyllet më parë.

Kujtojmë se 65-vjeçari italian u kthye te madrilenët në verën e vitit 2021, pasi kishte fituar një Champions League me këtë klub në vitin 2014. Që nga kthimi i tij ka fituar edhe dy herë të tjera Champions-in, pa përmendur këtu edhe kampionate e kupa në Spanjë.


Ky sezon nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për Realin, edhe pse kryeson kampionatin në Spanjë. Tifozët vërshëllyen Ancelottin pas humbjes 5-2 në Superkupë ndaj Barcelonës, ndërsa në Champions renditen në vendin e 20 të fazës së grupeve.

3 Komente

  1. t
    trampi

    Qajini hallin kalorsit se po i varen kembet.Ançeloti kjo bishe gjigande e milionave nuk do tia dij se per ke sherben por sa vlen. Vjet u perfol qe mund te shkoj trainier ne Arabi per nje shume prej 500 milion Euro dhe pergjigjia i tij ironike ishte: Per kete shume un shkoj ne kembe deri atje.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      E ka kryer misionin. Mbetet legjende

      Përgjigjjuni
      1. r
        ronny

        Don Karlo, personazh shume karizmatik dhe simpatik, Respekte per Don Karlon!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje