Lazio fitoi 3-0 në transfertën e “Bentegodit” përballë Veronës, me Elseid Hysajn që rikthehej titullar në një ndeshje kampionati pas një kohe të gjatë.
Mbrojtësi shqiptar, që luajti gjatë gjithë ndeshjes, ka marrë vlerësime për paraqitjen e tij në fushë nga mediat italiane.
Edhe vetë trajneri i Lazios, Marco Baroni, nuk i ka kursyer lëvdatat në drejtim të Hysajt.
“Kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm si Hysaj. Cilësitë e tij nuk janë vënë asnjëherë në diskutim, ai është një lojtar shumë i mirë, por ka qëndruar jashtë skuadrës për arsye të tjera”, ka thënë pas ndeshjes tekniku Baroni.
hysaj tregoi durim dhe vullnet duke u stervitur rregullisht dhe nuk u dorzua duke rrespektuar kontraten dhe nuk pranoi te zhvlersohej ,fusha tregoi qe hysaj eshte i rendesishem per lazion dhe per kombetaren