Befason Tirana, Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e ekipit

20 Janar 2025, 11:36Sport TEMA
Befason Tirana, Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e ekipit

Tirana nuk humbet kohë dhe prezanton menjëherë trajnerin e ri. Bledi Shkëmbi rikthehet në krye të skuadrës bardheblu, për të vazhduar atë që nisi në fillim të sezonit.

“Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana.

Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.

KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Shkëmbi firmosi me Tiranën në fillim të sezonit dhe u largua nga drejtimi i bardhebluve në përfundim të javës së 12-të (11 pikë në 12 ndeshje kampionat).

Lini një Përgjigje