Një moment emocionues për një djalosh shqiptar nga Gostivari, i cili realizoi ëndrrën e tij për t’u takuar me idhullin Kilian Mbape.
Vogëlushi Reis Fejzi, nga Kamenjani i Tetovës, udhëtoi enkas drejt Madridit për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid-Las Palmas e zhvilluar në “Santiago Bernabéu” që përfundoi me rezultatin 4 me 1.
Pas përfundimit të ndeshjes, Reis shfrytëzoi momentin për të “dribluar” sigurimin dhe për t’u afruar pranë yllit francez Mbape.
Përpjekja e tij plot guxim u shpërblye me një fanellë dhuratë nga vetë Mbape, duke i dhuruar vogëlushit një kujtim të paharrueshëm.
Madje, Mbape sot ishte lojtar i ndeshjes, me dy gola të shënuar ndaj Las Palmas. Ky moment magjik në Madrid është një shtysë e madhe për rrugëtimin e tij sportiv, pasi Reisi dëshiron të bëhet futbollist me famë botërore.
Reis Fejzi nuk ka Shqiptare ..duhet te jete Arab.
EMRAT DHE MBIEMRAT NUK TREGOJNE KOMBESINE O KOMENTUES MARO. NE TE GJITHE BOTEN NJEREZIT VENE EMRA QE SI PERKASIN KOMBESISE E KE MESHKUJ AZIATIKE ME EMRIN DAGLLAS APO KE ZEZAKE ME EMRIN NIKOLET.
Vuan nga një "ilet" të pashërueshëm, ky Mariola. Nuk është shqiptar, duhet të jetë s/k/llav, ose surrogat shqipfolës. Emrat kolektiv të kombeve i shkruan sipas gjedhës sllave, me shkronjë të madhe. Se edhe një Reis, me mbiemër Malile duhej të ishte arab etj. etj., por ajo pjesë shqiptare e fasaduar fatkeqësisht me xhingla-mingla emrash, është jashtëzakonisht bujare. Kur fati i një pjese të popullit mbetet të manipulohet nga injorantë e antikombëtarë BDI- stë e të ngjashëm, iu hapen orekset shovenistëve tanë me akuza nga më të përcudnuarat. Reisi pastë shëndet e iu plotësofshin dëshirat e të vazhdojë të jetë H/ Asani i ardhshëm i kombëtares sonë KUQ e ZI!