Trajneri Silvinjo dhe stafi i ekipit kombëtar kanë nisur një tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane.
Stafi kuqezi me në krye trajnerin kanë udhëtuar dje drejt Çekisë ku kanë ndjekur nga afër ndeshjen e vlefshme për Champions League, Sparta Praga – Inter, të zhvilluar në stadiumin “Epet Arena”.
Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët luajnë për këto skuadra, Kristjan Asllanin, Qazim Laçin e Indrit Tucin teksa kanë diskutuar për gjendjen e tyre, për grumbullimin e radhës të Kombëtares si edhe për kualifikueset e Botërorit.
Këto takime janë mjaft të rëndësishme për teknikun dhe stafin kuqezi që ka mundësinë të shohë nga afër lojtarët dhe të diskutojë me to. Duhet theksuar se trajneri është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët.
Sylvinio:Therrit Cristian Shpendin,eshte Talenti me i mire qe ke,eshte nje Pippo Inzagi para portes.Therrit Vaten e ri,jepi vend ne Formacion dhe shikoje si vjen.Hiqni mendjen nga Broja,me vjen keq por nuk behet me lojtar,mbaroi shume shpejt.Me ikjen ne Amerike lere Uzuninvatje ku eshte,nuk eshte per Kombetare.Merr djente e rinj qe kane Ejtje per Karriere,leri keta te Vjetrit se nuk japin:Seferi,Uzuni,Hysaj, mos i thirre kot,nuk japin me per Kombetare.
Falemnderit Koli, do te bej si thua ti!