
Shqipëria u mposht mbrëmjen e djeshme ndaj Izraelit me rezultatin 2-1 në Tel-Aviv, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Së fundmi për këtë disfatë të rëndë të kuqezinjve, ka reaguar legjenda e Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” duke shkruar se kjo disfatë ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët dhe për të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë:
“Kisha 8 ditë që lexoja dhe dëgjoja në TV nga shumë specialistë dhe lojtarë të Kombëtares që në ndeshjen me Izraelin do ta fitonim, 1-0, 2-0 deri në 3-0, dhe pyesja veten po këta e dinë se kush është Izraeli?
Atë gjë e kuptuam kur filloi minuta e parë dhe deri sa ra bilbili i fundit. Kjo ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët, dhe të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë dhe tangërlliqe.
Futbolli është sporti më i lehtë në botë për disa që e bëjnë me djersë, punë dhe gjak. Është një gjë kur futesh në fushë, emrat bëhen të barabartë, pasi vetëm rezultati të bën të madh.”, ishte postimi i Sokol Kushtës.
Mbreme tek Klani nuk e pame ndeshjen, megjithe zhurmen e madhe te bere per nje jave rresht se ndeshjen do ta shihnim drejtperdrejt ne kete tv, turp e faqe e zeze! Klani u nxi, ndoshta e dinin qe e zeze do te ishte edhe ndeshja e Kombetares tone.
Ke shume te drejte edhe pse nuk na pelqen nje koment i tille. Perpara ndeshjes kam komentuar ne dy a tre shkrime dhe kam kritikuar pikerisht dekaratat e futbollisteve tane te cilet sa here dalin flasin per fitore,permbysje apo vend te pare gje qe nuk e kam pare ta bejne lojtaret e ekipeve te tjera me te mira se ne dhe rezultati vjen ne fund kur goja flet perpara se te nise ndeshja. Per kuriozitet shikoni te gjitha intervistat prej vitesh dhe do shikoni qe sa here ne fryhemi si gjela hame derrin brenda. Turp. Hysaj mu duk sikur mori fund perfundimisht edhe Strakosha shume i pasigurt.
Dikur dije e prisje dicka nga Ekipet Shqiptare ,madje befasoheshe Pozitivishte nga Ekipet tona sot ke lojtare kaqola pa pik personaliteti e karakteri ,quen futbolliste thjeshte se dijn me gjujt topin
Ah more Sokol . Iku koha e futbollit shqiptare .Cdo fidanishte qe pergatiste futbollistet zinxhire i shkateruan keta gangsteret e FSHS.Ketyre as u skuqet e as u nxihet surrati. Rendesi per ta kane parat dhe bllofet qe luajne me futbollin shqiptare . Kombetarja jone ka element te mos katandiset ne pike te hallit . Sic u luajt tregon se defektet jane tek traineri . Si ka mundesi qe Broja dy here para portes nuk shenon.Barazon ndeshjen dhe nuk di te ruash te pakten barazimin qe dota mbante gjalle ekipin tone. Turp per gjithe stafin drejtues qe nuk vlersojne ato elemente qe shpien futbollin shqiptare te pakten ne vitet 1980. Kam dhe dicka qe po perserite ne cdo ndeshje te kombetares .Lojtare qe stonojne dhe jane standarte ,pa rezultat ,duhen eliminuar .I pari eshte kapiteni i skuadres qe nuk vlen fare edhe pse Duka e ka te preferuarin e tij .Ndoshta eshte spiuni i kombetares qe i sherben punve te pista te Federates.
Perfaqsuesja Shqiptare eshte e deshtuar ne kete edicion.Ndeshjet e saj nuk na kane dhene asnje emocion.Pa kampionat nuk mund te kesh perfaqesuese.Ne kete vite skuadrat Shqiptare nuk dhuruan asgje vec deshtimit,qe nga kampionet e deri tekkupat e tjera.Shiko shikueshmerin ne stadiumet (bosh) dhe e ke marre rezultatin e ekipit.Djemte qe luajne me perfaqesuesen,me gjithe nivelin e larte ku luajne nuk kane nje bosht dhe nuk mund te kordinohen pasi asnjeri nuk lua me tjetrin.
Te shkruash per kombetaren dhe futbollin tone ka shume gjera per te thene.Kritika pa fund per trajnerin lojtaret menyren e lojes dmth pafundesisht,por harrohet nje gje kur ne kemi qene me nivel?Ne bejme nje ose qameti dy ndeshje te mira dhe kaq mjafton per te marre flake si pushka e jevgut.Kemi brez lojtaresh qe luajne ne ekipe te nivelit te larte thote dikush prandaj pritshmerite jane te medha.Pervec nje ose dy te tjeret jane rezerva dhe ata qe jane luajne me minutazh te reduktuar.Te vije trajneri me i mire qe ka bota ne prape nuk do te beje hajer sepse thjesht nuk ke brum.Nje kampionat qe ndiqet nga nje mesatare qe skap 100 spektator per ndeshje plus niveli medioker.Duka vertet mund te jete nje zulluqar,por dhe po iku zor se ndryshon gje.Gjirhmone ne do bejme ndonje ndeshje niveli por nuk duhet te na rrej menja se mund te mbajme ate nivel do shume pune dhe sakrifica qe ne nuk i bejme dot se nuk kemi kellqe.Kur degjoj shume futbollist te njohur tanet qe glorifikojne periudhen kur kane luajtur vete te bejne te qeshesh.Vendi i fundit ne shumicen e rasteve dhe ndonjehere te parafundit medalja jone e nderit.